PAULIN STERKAJ: KËTË MANDAT DO ASFALTOJMË    RRUGËN E   FSHATIT VUKËL

0

Kandidati për deputet   I Ps z, Paulin Sterkaj  gjatë takimit me  banorët e fshatit Vermosh , teksa ka rënditur disa nga   prioritet e    që verisë soicialoiste , poor edhe investimet e kryera, për banorët e ketyre fshatrave ka dhënë lajmin e mirë se  gjatë mandatit  të ardhshëm  do të asfaltohet edhe rruga  e  fshatit Vukel.Banorë të shumtë kanë pritur të dielen në Vermosh kandidatin për deputet të PS z.Paulin Sterkaj. Një organizim tepër i bukur nga Kryetari i Njësisë Administrative të Kelmendit z.Lavdimir Tata në qendren e fshatit alpin turistik të Vermoshit. Tepër thjesht kandidati për deputet Paulin Stërkaj ka folur për investimet e kryera në Kelmend gjate 8 viteve të fundit të qeverisë nga Partia Socialiste me Kryeminister z.Edi Rama. Në sajë të vizionit të Partisë Socialiste Kelmendi është kthyer në një atraksion turistik që gjithnjë e më shumë po frekuentohet nga turiste vendas dhe të huaj. Dhe këtu në Vermosh, tha Kandidati Stërkaj, ndryshimi është i dukshem dhe i prekshem krahasuar me 8 vite më parë, por që duhen te tjera investime në infrastrukturë, sistemin përcjellës të energjisë elektrike dhe shëndetësi të cilat do ti realizojme patjeter gjate mandatit të ri 4 vjeçar. Në 8 vite në Kelmend është investuar sa për 30 vitet në të kaluaren dhe ju premtoj se në 4 vitet e ardhshme do të investojme edhe më shume se në 8 vitet e fundit.

I kemi hy në hak banorëve të fshatit Vukel, dhe ju jap fjalen (në fakt e kam marrë fjalën nga Kryeministri) se brënda mandatit të ri do të çojme asfaltin edhe në Vukel-Nikç – ka premtuar kandidati Sterkaj para banoreve te Vermoshit. Në takim kanë folur dhe kryetari i Bashkisë z.Tonin Marinaj, Kryetari i PS z.Lulzim Zaraj, Koordinatorja e PS znj.Lindita Shabaj, kryetari i fshatit z.Prek Vata dhe disa prej banorëve vendas. Banorët i kanë premtuar mbështetje kandidatit Paulin Stërkaj duke votuar me 25 Prill numrin 12 dhe numerin 2 në fleten e votimit, pasi vetëm ashtu votojnë për më shumë investime, më shumë punë dhe më shumë të ardhura për familjet e tyre me synimin për të ndaluar emigrimin duke përmirësuar kushtet e jetesës në vendlindjen e tyre.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.