Vebi KURTAJ 

Eh, bre bacë, Shqipninë ç’e “fike”
Shumë t’bekuam per se gjallit,
Të gjithë thamë, kur na ike:
-Tash po i humb fara shqiptarit !!!
Re e zezë i ra Shqipnisë,
Tash per ne s’ka ma derman,
Me flamurin në gjysëm shtizë,
Te gjithë tuj qa per rrashtin tand.
Eh, medet, sa u derdh loti,
Ndihej zhurma e përrenjve,
Të gjithë lumenjt dualën prej shtrati,
Nga të qarat e fukarenjve.
Na ke lane me lot ndër sy,
Per ma shumë se tri dekada,
“Çuditërisht”, s’po qajmë per ty,
Qajmë per këta që ke lanë mbrapa…
