Vllaznia në futboll për femra kualifikohet në turin tjetër eleminator të Ligës së Kampionëve . Në një përballje dramatike dhe plot emocione vajzat shkodrane fituan 3-2 në penallti ndërsa 120 minutat bashkë me kohën shtesë përfunduan 3-3 . Tashmë Vllaznia do të ketë përballjen e radhës me kampionen e Bosnjes dhe në rast të një fitoreje atëherë kualifikohet direkt në fazën finale të Ligës së Kampionëve . Ajo që mbetet është t’i urojmë fat vajzave Shkodrane të cilat po nderojnë qytetin dhe Shqipërine për çdo vit në pjesëmarrjen europiane .
Reagim i Presidentit A.Duka
Jashtëzakonisht i lumtur me fitoren e sotme të Vllaznisë në turin e parë kualifikues të UEFA Ëomen’s Champions League ndaj kampiones së Turqisë, ALG Spor Kulubu! Ka qenë një ndeshje vërtetë emocionuese dhe e luftuar deri në fund.Një arritje e shkëlqyer për vajzat kuqeblu, por edhe për futbollin e femrave. Le të shpresojmë që ky sukses të pasohet nga të tjera triumfe dhe Vllaznia të avancojë në fazën e grupeve të Champions League për femra.Do të ishte një sukses i merituar për këtë ekip, por që njëkohësisht tregon se futbolli i femrave në Shqipëri është rritur në aspektin cilësor vitet e fundit.Urimet më të mira për drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe shpresoj që Vllaznia të vazhdojë të jetë një burim frymëzimi për të gjitha vajzat që duan të luajnë futboll! Jemi krenar për ju!