TROKET FUSHATA , FILLOJNË ASFALTIMET

0
542

Në faqen e Bashkisë M.Madhe por edhe në postimet e tyre personale të rrjeteve sociale  nga punojs të Bashkisë , ku citojmë Nënkryetari i Bashkisë Sytki Ndrecaj dhe Administratori i  njësisë Administrative Kastrat , Miljan Gjekaj  bëjnë të ditur për një investim të Bashkisë në  infrastrukturë . Ky publikim tregon se janë 450 metra gjatësi , dhe me një gjerësi 4 metër  rrugë e përmirsuar ndjeshëm në krahasim se si ishte më parë . Kësisoj vlersohet se tanimë këtu është lehtësuar qarkullimi i automjeteve  dhe kalimtarve . Kështu thuhet në postimet e këtyre  tre  burimeve informative se banorët e fshatit Pjetroshan në njesinë administrative Kastrat , mbase dhe më konkretisht ata të lagjes Lashaj e kanë falenderuar Kreun e Bashkisë Tonin Marinaj , duke shprehur vlersim dhe mirënjohje për këtë investim në lagjën e tyre . Në realitet edhe pse mund të mos  konsiderohet një investim elektoral , përsëri  duke patur parasysh faktin se fshati Pjetroshan  në këtë njësi administrative ka qënë më herët  “bastion” i PD , edhe  mund të ngjasojnë si një  investim i tillë . Gjithësesi kjo nuk ka rëndësi për banorët e këtij fshati , i rëndësishëm është fakti që rruga e tyre është asfaltuar . Ndaj në këtë  start të fushatës elektorale , vlersohet e dobishme për banorët , cdo metër rrugë e shtruar , dhe e përmirsuar . Kështu mund të themi se tani rifilloj edhe njëherë asfaltimi i rrugëve , duke shpresuar që të vijojnë edhe në ato fshatra apo lagje  ku historikisht  banorët kanë votuar majtas , duke e shmangur disi shprehjen ; Këta janë tanët …!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.