Tanë , moj Tanë

0
827

NAMIK SELMANI 

Mbi motivet e një balade  çame

Ç’t’u prish gjumi Tanë, moj Tanë

Për mandatën që të zuri

Të kërkon fyelli në mal

Mos u bëj, moj si kërcuri.

Te kasollja përmbi stan

Më kanë lidhur këmbën, dorën.

Pa dëgjo fyellin e lashtë

Që dëfton fjalën e gojës

Qengjat, delet blegërijnë

Ca hajdutë stanin e zunë.

Po kërkoka vëllai ndihmë

Ngrihu, moj, e zëre rrugë!

Po flet fyelli fjalë zemre

Edhe qeni leh te lesa

Kërkon vëllai në zabele

Moj e mjera, moj e shkreta.

Seç u thanë  lulet e malit

Ulën kokën ahe, lisa

Ngrihu Tanë e hipi kalit

Sa të zbardhë në shpate drita.

Ti e di gjuhën e fyellit

Se  çfarë thotë me ligjërime

Shko, moj shko, në rrugë të yllit

Mos rënko kur rend në shtigje!

Tanë, Tanë, moj kako Tanë

Pa dëgjomi këto fjalë!

Merr sëpatën dhe dogranë

Që të vish të marrësh hak.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.