Nga :Brahim AVDYLI
Qindra herë gjatë jetës i mendoja veprat e lexuara e të gjinive të ndryshme dhe nuk e dija se si do t`ua shpalos atyre mendimet e mia, që të jenë mendime të vërteta dhe originale. Origjinaliteti është tipar i rëndësishëm i këtyre persiatjeve, kritikave, vështrimeve dhe studimeve. Kësaj radhe po i përmbledh disa prej shqyrtimeve të mia nga anë të ndryshme dhe të veçanta, apo ato që dikund më parë i kam shënuar dhe e kam harruar vendin në cilën ishin ose veprat më kanë humbur.Kudo isha i persekutuar dhe i ndjekur. Kam ndërruar shumë vende nëpër të cilat ndodhesha. Asnjë banesë nuk kam guxuar më shumë se disa muaj ta mbaj, deri në Rapperswil/CH. Tani guxova “të marr frymë”, nga të gjitha fatkeqësit e dhembjeve.Në përgjithësi, ato nuk i gjëj, e as ravijëzimin e tyre nëpër fletë të ndryshme apo ndoshta më janë marrur nga njerëz të posaçëm; të pushteteve okupuese gjatë kontrollimeve të rrebta të tyre. Sa kontrollime të urryera i kisha, ndjekje, ikje nga vdekja; shpëtimin nga rrethi i ngushtë i tronditjeve, etj.Nëpër këto raste të shumta të ikjeve nga e keqja, më janë zhdukur disa vepra të shkruara e të filluara, por në mesin e tyre edhe shënimet kritike dhe vlerësimet e mia. Nuk kisha kohë të ndalem gjatë në një vend. Disa më vinë në mendje e të shpërdara, fragmentare apo të gjymta dhe nuk e di as vendin e saktë se ku më kanë lindur; prej cilës vepër i kam lexuar apo sistemuar.Ta marrësh nëpër duar një vepër e ta lexosh me përpikëri, do të duhet të mendosh se në cilën anë do të futeni. Këndi i vështrimit varet nga niveli i yt i përgjithshëm dhe kultura e mendimeve. Duhet të jesh plotësisht i lirë. Poqese je i varur nga leximi i një vepre, je rob i veçantë i saj dhe mendja të është e lidhur që në pikënisje.Persiatjet, vështrimet, recensionet, studimet, qoftë edhe analitike, etj. nuk vinë kot së koti. Duhet të vështrosh veprën deri në imtësi, madje ta lexosh dy a tri herë, që të gjësh anën më të mirë të qasjes suaj në atë vepër apo në atë problem, gjatë hartimit të vështrimit tuaj. Mendimet lindin, kur piqet persiatja e juaj e parë.Po i kthehem njëherë rinisë sime të hershme, në fshatin tonë malor, Morinë, në të cilën mbijetonim bashkarisht, me rekomandimet e rralla të prindërve, ndër shumë kundërshtarë, si rrënjë e vjetër e ripërtërirë e familjes atdhetare. Babai copëtohej në punë, si fshatarë i vërtetë e shumë i rregullt, edhe për shortimin e pemëve. Dinte më shumë se sa fliste dhe kishte qenë autodidakt. Kur e shtronte ndonjë problem, të ende nëpër mendime dhe të lënte syhapur, edhe me shkencën tuaj shkollore apo filozofinë. Edhe kur të godiste me ndonjë shuplakë, për gjëra të veçanta, duhet të mendoheshe. Asnjë fëmijë, me të cilët njiheshim, nuk ishin të rrahur ndonjëherë në atë mënyrë dhe për këso gjërash nga familja e tyre apo nga babai i tyre.Po u nxjerr rastin e botimit të poezisë së parë në “Shkëndija”, shtojcën e mesme të vjershave. Babai pushonte pak në mesditë, i lodhur nga puna, e ne, fëmijët e tij, ndonjëri rrinim duke lexuar ndonjë vepër apo duke mësuar gjëra të reja, për të cilat raportonim tek ai ndonjëherë, ngadalë e pa u ngutur, sepse ndëgjonte shumë mirë, por po të gaboje rëndë, atëherë kishte pasoja të liga. Qëndronte në ballë të odës së burrave dhe pinte ndonjëherë edhe nga një qukan.[1] Në qoftë se kishte diçka për të shtruar para tij, duhet të uleshe në fund të odes, pranë derës. Nëse të thoshte, “dil jashtë”, ti e dije se atëherë kishte marrë fund paraqitja e jote apo kishe bërë ndonjë gabim. Pra, duhet të mendosh në cilën formë duhet të fillosh të flasësh ose në cilën anë duhet t`ia shtrosh problemin dhe të mos bësh gabime. Kur të pyeste se cilin “gabim” e kishe bërë, duhet të prisje pra ndëshkimin.Të shumtat e herave, duhet të mendoheshe, se cilat gabime i ke bërë. Këtu dilte e vërteta: ai na e përmirësonte vetë sjelljen, përveç se dijen, madje e bënte këte me një cil të caktuar, që duhet të mendoheshim paksa më gjatë. Pra, edhe mendimi i ynë nxitej, krahasimisht sjelljes, në bazë të kapacitetit që kishim.Të kthehemi pas. U ula pranë derës dhe gazetën ia kisha kthyer në mes prej tij. Pra, të themi se ashtu nuk lexohej, së kthyer së prapthi, sado që e mbaja lartë te sytë. Ai më vështroi shumë herë dhe dikur e shtroj problemin se pse e kisha kthyer ashtu atë gazetë dhe pse e mbaja pa fjalë para tij. Ia shtrova problemin dhe ia lexoja vargjet. Ishte vjersha ime e parë. Ishte një gëzim i madh, por nuk ia thashë këtë gjë, që do të nënkuptohej nga botimi i tyre, në shtojcën e pionierve.Ai e ndëgjoi poezinë seriozisht dhe qëndroi duke u menduar për disa çaste, e shtoi dikur fjalën “E bukur!”. Më dukej pak, por meqë tha se ishte vjersha e bukur, kjo gjë nënkuptonte se ai e kishte vlerësuar. E, pas pak, më dha papriturazi “një detyrë”, e cila nuk më gëzoi, por më shtyri t`ia lexoja një pjesë të vogël e humoritike, në faqen e fundit. Së dyti, me shtyri t`ia them kuptimin e pjesës së lexuar me fjalë të mia. Unë, pak me nervozë, i thash deri në fund kuptimin. Por ai nuk qeshi dhe ishte tepër serioz. Prandaj më tha se duhet t`ia lexoj “midis rreshtave”, aty ku nuk kishte tekst, ose përndyshe do të kem pasoja të mira, se nuk e kisha ditur një gjë “shumë të madhe”, dhe kjo gjë më tronditi.Aty, “midis rreshtave”, nuk kishte asnjë shkronjë. Pra, si t`ia lexoja atij, kur nuk kishte shkronja. Atëherë, më thirri pranë vetes, jo përpara, por anash, e më dha një shuplakë të madhe, sa më përplasi kokën në shikllat[2] e poshtme:“Mbaje në mend: nuk të rashë se kisha dëshirë, por pse ti nuk e dite këtë punë! E tani, e ke detyrë shkolle, jo detyrë të shtëpisë, të pyesish të gjithë mësuesit, të cilët janë më të ngritur: çka duhet që të dish e të lexosh midis rrjeshtave, aty ku nuk ka shkronja? Në qoftë se e gjënë përgjigjen, do të jesh shkrimtar e mendimtar i mirë!”– më tha tekstualisht babai im, fshatar e poliglot.Jeta më shkoi rrotull duke pyetur, deri në Zvicër, kur papritmas, para disa librave që shiteshin më lirë, e gjeta një libër, të cilës sot nuk ia di as emrin e as autorin dhe nuk e di se ku ka përfunduar apo kush ma ka marrë prej banesës, me të gjitha shënimet e bëra nga unë. Një libër i këtillë, nuk është më në duart e mia!Nga ky libër e di se kritikat, në radhë të pare, ndahen në tri kategori:
a) Kritika deskriptive (përshkruese);
- b) Kritika objektive (racionale apo të mirëfilltë)
- c) Kritika komparative (krahasimtare).
Për këtë kritikë të tretë, kritikën komparative apo krahasimtare, nuk do të flasim shumë, sepse nuk kemi kohë. Tani kemi filluar t’i shkollojmë e t`i aftësojmë dijetarë të ndryshëm, p.sh. në Zagreb të Kroacisë, kryesisht për dramaturgji e për filma. Në të vërtetë, nuk kemi një kritikë të mirëfilltë krahasimtare, sepse ata duhet ta njohin mirë teorinë; ligjet e format e krijimit letrar dhe njohjen e të gjithë shkrimtarëve të botës, se lere të kombit shqiptar, për të bërë krahasime.Kritikën krahasuese nuk e njoh aq mirë dhe duhet që t`i njohësh disa gjuhë të huaja, edhe letërsitë e tyre dhe shkrimtarët, por e kam vërejtur se shkrimtarët tanë të njohur, e që quhen “të mëdhenj”, janë ndikuar edhe prej veprave të përkthyera nga gjuhët e tjera, veçanërisht të atyre të përkthyera në gjuhët sllave apo serbo-kroate, derisa ishin në kontakt me to apo me shtetin artificial. Mirëpo do të vie koha kur do të hyjnë edhe këta “shkrimtarë” në thjerzën e madhe të krahasimit.Ndërsa për kritikën deskriptive, do të zgjerohemi pak më shumë a më tepër, sepse kemi mjaft që të lexojmë e që të ndëgjojmë apo ka mjaft autorë të shumtë, të cilët i bëjnë këto kritika, por nuk e dinë se ku lidhen kritikat e tyre. Disa dijetarë i quajnë kritika përshkruese, disa të tjerë i quajnë vetëm kritika impresioniste, e ndonjëri i zgjeron më tutje dhe i futë edhe elemente të kritikës racionale dhe objektive.Në të shumtën e rasteve i quajnë “kritika impresioniste”, që do të thotë më mirë në shqipe “kritika të përshtypjes”, sepse janë përshtypjet e para që do t`i kenë për autorët dhe veprën e caktuar të tij. Ata nisen prej autorit, që e kanë gjurmuar apo që e njohin si shkrimtar dhe veprën e tij, e në bazë të njohurive që i kanë fituar për këta shkrimtarë dhe për veprën e tyre, i ndihmojnë kështu lexuesit të kuptojmë pjesërisht të vërtetën. Kështu, thonë se “e njohin veprën”, por nuk e llogarisin se e kanë të njohur pjesërisht të vërtetën për një vepër.Pse pjesërisht? Sepse e njohin veprën sa e njohin autorin e tyre. Do të thotë se ata e shikojnë veprën vetëm nga kjo anë. Që ta bëjnë një kritikë të mirëfilltë e objektive duhet t`i sillen nga të gjitha anët, pa marrë pasysh autorin e tyre, me gjithë të mirat e të metat që mund t`i ketë, në jetën e përditshme. Marrë në përgjithësi, kritikët e recensionistët deri të sotëm shqiptarë, nuk dinë si t`u largohen shkrimtarëve e t`i shikojnë veprat. Pra nuk marrin pasysh anën nga cila do t’i qasen një vepre e ta bëjnë të njohur këtë vepër, më pak se autorin, me të cilin nuk do merren shumë…Tani, sa i përket kategorisë së dytë, kritikës racionale dhe objektive, mund të themi se është në radhë të pare një kritikë e mirëfilltë dhe analiste, që tek ne, shqiptarët, mund të shkruhet pak më rrallë, p.sh. i kam ndoshta provat e para të studimeve të tilla,[3] sepse ai që i përkushtohet një vepre të veçantë, i përkushtohet indirekt edhe autorit. Kuptohet se veprat e ndryshme nuk janë pa autorë.Studiusi i mirëfilltë duhet të zotërojë mirë teoritë klasike dhe moderne të letërsisë dhe t`i shohin mirëfilli këto vepra, pa i njohur apo pa i interesuar autori. Nisen prej veprës dhe jo nga autori, i përkushtohen vetëm çështjeve dhe nuk u përkushtohen autorëve. Ata e njohin punën e tyre, e nuk u interesojnë shkrimtarët, nga puna që e kanë vënë për analizë të përgjthshme. Shpesh here, ata e shohim më mirë, por nuk janë si i thonë “cikrrimtarë”, dhe janë kritikë të mirëfilltë të veprave e të çështjeve, të cilët, kombi shqiptar i ka të rrallë apo për mendimin tim, fare pak…Pra, kritikët na kanë ndihmuar për ta kuptuar veprën. Nuk do të flas për veprën e kritikën. Do të shkruaj e do të botoj edhe vepra të tjera, për ta sjellur në duart tuaja e për të komunikuar me ju, për shumë vepra, e jo për shumë autorë, sepse ata do të jenë të zgjeruar më vonë, në raport me periudhat e ndryshme të letërsisë.Tani, në radhë të pare u tregoj si ndahet pjesa apo vepra që lexohet, sepse do të munden maksimalisht lexuesit e një vepre ta kuptojmë deri më 90%. Dihet se më së paku 10% i mbesin rezervë shkrimtarit dhe të paditura. Këto nuk njihen prej të tjerëve, as prej meje, sado të fuqishëm që të jemi, por mendojmë se jeta private dhe personale e një autori, veprën e të cilit e studiojmë, e ka njëfarë influence. P.sh. po e marrim se autorët e dine çka lejon vepra dhe çka nuk lejon vepra e tyre. Natyrisht, ata e marrin një pjesë nga jeta e tyre, nga biografia, apo “e ndryshojnë” atë pikë të biografisë në bazë të çështjeve kryesore që ka vepra, ose i përfshijmë në veprat e tyre, veçanërisht të poezive lirike dhe postmoderne, mënyrën se si shkruajnë, vendin dhe kohën e tyre, p.sh. shkrimet nën titull, etj. Këtu nuk është biografia e tij, sepse për biografinë e tyre shkruajnë disa të tjerë, e më vonë, madje edhe të memoareve të tyre, ngjarjet me të tjerë, që kanë marrur pjesë me te dhe të bashkëkohësve të tij.Për mua, vepra është e rëndësishme e jeta ishte një dramë. Kjo “dramë” është ajo që na preokupon. Na ndihmojnë edhe ato “gjëra të parëndësishme” të një vepre, si dhe vetë përmbajtja saj. Dihet, autorët na janë të rëndësishëm për një gjë. Neve duhet të na interesojnë veprat, duke mbajtur distancë nga autori; duhet që të na interesojë vepra e tij si vepër, për disa arsye, me përmbajtjen dhe mendimet që ka ajo; me porositë e përvojat e autorit. Kjo vepër apo pjesë leximi, tregim, dramë apo roman, i ka përafërsisht tri pjesë të përmbajtjes:
teksti
nënteksti
kontektsi
Tri pjesëve të tekstit po ia lëmë nga 30% të përmbajtjes e këto bëjnë gjithsejt 90% të përmbajtjes së një vepre. Natyrisht, tani e kam blerë edhe një vepër moderne e të kritikës dhe teorisë së kësaj kohe, të intertekstualitetit, të cilën e kam studiuar, dhe e cila i shpjegon tërësitë e teksteve dhe relacionet e tyre, edhe pse niset kryesisht prej veprave francese, ruse e spanjolle. Ky është libri i Nathalie Piégay-Gros.[4]Në radhë të parë ajo na i shpjegon edhe parodinë, vjedhjen, imitimin apo ngjitjen e gjërave të tjera të intertekstualitetit, por në asnjë faqe nuk e citon përmes cilave pjesë qëndron kuptimi i një vepre, në teorinë vet të intertekstualitetit.Në të vërtetë, tri pjesët e ndara prej meje këtu, që tani nuk më kujtohet autori dhe as vepra prej të cilës i kam nxjerrë këto tri pjesë, teksti, nënteksti dhe konteksti, e bëjnë intertekstualitetin poetik, në të gjitha veprat e letërsisë, në prozë e në poezi. Këto janë maksimalisht 90% të përmbajtjes së veprës. Nënteksti është pikërisht në ato që shkruhet “midis rrjeshtave”, ku nuk ka shkronja, siç më thoshte mua babai, e këto mi ka bërë “të njohura” me një shpullë, në klasën e shtatë. Do t’ua rrëfej më vonë, në një autobiografi timen, nëse kam kohë për këtë punë. Në të vërtetë, kësaj çështje iu kam rrekur me shpirt, e tani po ua them edhe juve.Gjthëçka që shkruhet në një text, me shkronjat e një gjuhe, është përmbajta e një teksti, rreth 30% të kuptimit. Të gjitha fjalët që bëhem me shkronja, kanë qindra sinonime, antonime, pjesë të tjera të gjuhësisë, që i interpretojnë më tutje ato apo i shpjegojnë edhe më tej, etj., sepse fjalët një teksti letrar thuhen për këtë shkak dhe këto e përbëjnë edhe 30% të përmbajtjes së një pjese të tekstit. Ashtu duhet të merren me mend. Ndërsa kontekti, në bazë të shenjave të shkrimit, mënyrën se si u drejtohemi nëpër fjali, i kanë përafërsisht 30% të përmbajtjes.Po ua shpegoj në një formë tjetër, me shenjat e pikësimit që të kapni kuptimin. P.sh.: Po e themi “Brahimi, është i mire. Pikë.”– e kuptojmë se ai është i mirë, e kjo është pa diskutim. Kur e themi, se “Brahimi, është i mirë? Pikëpytje.”– e kuptojmë se ka edhe pjesë të pytjes sonë, sepse i njëjti, për disa arësye (dhe prej cilave arësye) ështe edhe i lig. Ndërsa, kur të njëjtës fjali, ia vemi në fund një “Pikëquditëse (!)”, na habitë fakti se pse themi se “Brahimi, është i mirë”, kur e dime se çka është ai. Kësisojit, është e kundërta. Ai nuk është mirë, por i lig.Këto janë përafërsisht 90% e përmbajtjes së një pjese të veprës; së një vepre të tërë: poezi, prozë, dramë apo roman. E them “përafërsisht”, sepse ndarja është shablonike dhe mund të mos jetë aq e saktë. Parasegjithash varet nga fakti sa u kushtojnë rëndësi shkrimtarët dhe kritikët këtyre çështjeve.Mendoj se ato do tu ndihmojnë edhe në kuptimin e veprës, gjegjësisht të veprave, respektivisht të veprave të mia apo të këtyre çështjeve.Varshmëria e mendimeve të shqyrtuesit nuk varet vetëm nga ngritja shkollore e kritikuesit (i cili nuk duhet ta marr fjalorin shprehës e tekstualisht nga gjuhët e huaja, kur i ka fjalë të tëra prej paraadhjes së tyre nga gjuha e vjetër dhe re shqipe), por nga njohja e këtyre çështjeve, që i thamë shkurtimisht…Ndoshta, do të kemi kohë sa t`i rrahim këto çështje në ndonjë vepër tjetër.Ndoshta! “Qukan” quhej gota speciale, e cila i zinte dy decilitra të rakisë së pjekur e të vjetër, e të cilat i ndihmonin për të harruar lodhjen nga puna, për të harruar pehlinin e ditëve apo gjërat e tjera të hidhura.Dy lloje “shikllash” kishte oda e burrave, në rreth poshtë e në rreth lartë, para plafonit. Kështu quheshin në gegërishte. Kur ulesheshe, nuk mbështeteshe në muri të ftohtë, por në dërrasat e punuara me mjeshtri, në rreth. Shikllat ishin mburojë e murit me dërrasa, të futura në njëra tjetrën, dhe të lidhura në fund e në kokë me nga një dërrasë, të struguara mirë.P.sh.: i kam veprat Prend Ndue Buzhalës, që nuk i ka parë asisoji askush nga studiuesit tanë, e deri më tani. Më e mira mund të jetë studimi i veprës “Ani i ilirishteve”, SHB Lena, Prishtinë 2020, “NJË VEPËR E JASHTËZAKONSHME E POEZISË LIRIKE DHE HISTORIA E VËRTETË ARTISTIKE E ILIRISHTES”.
[4] Nathalie Piégay-Gros,“Poetika e intertekstualitetit“, SHB „Parnas“, Prishtinë 2011.