Shkroi: Farida Ramadani
Ka plot 5 vite që më ështe besuar detyra e Përfaqësueses për Shkodrën për grupet folklorike të fëmijëve nga Shoqata Jehona Shqiptare. E kam marrë këtë detyrë dhe punoj vullnetarisht pasi më pëlqen të kontriboj për Shkodrën punë kjo që e bëj dhe me gratë. Si përhere nxjerr postimin në rrjetet sociale për pjesëmarrje të fëmijëve në Festivalin Folklorik i cili këtë vit ishte edicioni i 7-të në pesë disiplina si : kostume popullore, instrumente, këngë, valle e poezi folkorike. Si përherë është vështirësia e gjetjes së fondeve pasi mundësinë për pjesëmarrje e paraqesin disa shkolla. Dua te theksoj se unë për këtë event vura në dijeni Kryetaren e Bashkisë dy javë para e cila nuk paraqiti asnjë interes, takova pak ditë para Drejtoreshen e Kulturës të cilës për kohën e shkurtër iu duk e pamundur duke mos bërë asnjë përpjekje si dhe Drejtoreshën e Arsimit në Shkodër për njoftimin e shkollave për këtë even të cilin e shikoi me indiferentizëm. Epo këto hallkat shtëtërore kur bëhet fjalë për evente vullnetare kur nuk ka fitim as qe të qasin fare. Kërkesa ndaj tyre ishte të na mundësonin të paktën udhëtimin e trupës pëfaqësuese me një furgon kaq pak. U ofruan disa shkolla por të gjitha kërkonin me të drejtë mbulimin e udhëtimit. I vetmi që u shpreh se edhe nëse nuk mund të realizohet kam dëshirë ti dërgoj fëmijët qoftë dhe me shpenzimet tona për tu përfaqësuar ishte Gjovalin Kodra Drejtori i Shkollës Ded Gjon Luli në Hot të Ri. Dergova emrin e shkollës dhe përformancat që do paraqesin tek Presidentja e Shoqatës Jehona Shqiptare Zj Mira Korançe. Përsëri nxora njoftimin në FB duke theksuar se nuk gjeta mbështetje nga Bashkia dhe Zyra Arsimore për tu mundësuar udhëtimin një mikja ime Majlinda Laçaj Drejtoresha Rajonale e Trashëgimisë Kulturore më telefon duke vlerësuar shqetësimin tim dhe më njofton se ajo do e mbulojë shpenzimet e udhëtimit. U gëzova vërtetë dhe menjëherë ia transmetova Drejtorit të shkollës. Ai me fton për të shikuar përgatitjen finale të trupës së baletit. Shkova në Hot të Ri dhe u befasova që në hyrje. Një shkollë model që e them me bindje ia kalonte dhe disa shkollave të qytetit duke filluar nga pastërtia, këndet edukative, kabinetet, këndi i çmimeve që kishin marrë ndër vite dhe qershia mbi tortë një shatërvan në hollin e shkollës që besoj nuk e ka asnjë shkollë tjetër. Pashë dy përformancat e valleve që me shumë mjeshtri ishin përgatitur nga mësuesja Drita Zefi dhe që aty mu kjijua bindja se patjetër do marrin ndonjë vlerësim pasi ishin secila ma e bukur se tjetra. Grupi prej 8 nxënësish Pamela, Xhesika, Gjovana, Melisa, Denilsona, Dajana, Valentini dhe Doriani përformuan tepër bukur taman sikur ishin në skenë. Shkolla kishte në staf dhe një drejtor shumë punëtorë, me horizont, bashkëkohor e bashkëpunues të mirë për të krijuar çdo gjë bukur në shërbim të nxënësve. Të nesërme u nisëm. Festivali zhvillohej në Amfiteatrin e Liqenit Artificial te Tiranës. Kishte grupe nga gjithë trevat shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Diaspora. Secila kishte përformanca folklorike tepër të veçanta ku shumëllojshmëria dhe larmia e kostumeve popullore spikatnin nga ngjyrat dhe dekoret e ndryshme. Nje spektakël i vërtetë ku atmosfera vinte aromë shqiptarie. Morën pjesë rreth 38 grupe vallesh dhe disa individë. Përformanca e përfaqësuesve nga Shkodra ishte një mrekulli kostumesh të cilat me shumë mjeshtri ishin realizuar nga vetë stafi i shkollës , muzika, këngëtarja, vallja dhe e tërë përformanca në atë skënë kumboi jehonë festive. Megjithëse ishte një ditë e lodhshme morëm sodisfraksionin e vlerësimit “Interpretimi më i bukur i valles i jepet grupit të Shkollës Ded Gjo Luli me Drejtor Gjovalin Kodra” në Shkodër që ishtë një befasi pasi përformancat e të gjitha grupeve përfaqësuese ishin secila ma e bukur se tjetra. U gëzuam shumë dhe rruga e kthimit pë Shkodë sikur nuk u ndie fare nga entuziazmi i nxënësve që në mënyra të ndryshme qoftë me këngë apo humor na shoqëruan deri sa arritë. Megjithëse ishte një ditë e lodhshme por kur shoqërohesh me vlerësim të bën të ndjehesh e lumtur dhe krenare.