“Krim pasioni”, apo “krim dashurie”.?!

0
Nga : Rovena Kurtulaj
Definicioni i përndjekjes, që në shumë vende konsiderohet krim i rëndë, shkaku që kur nuk reagohet, gjithmonë përfundon tragjikisht është:
“Tentim komunikimi i përsëritur dhe i padëshirueshëm përmes thirrjeve telefonike, përmes e-mail, ose përmes rrjeteve sociale. Poashtu, përndjekja fizike e viktimës në shkollë, punë, shtëpi, ose në vende të tjera ku viktima i frekuenton. Përndjekja është hapi i parë i një fundi tragjik të mundshëm. Në rastet kur përndjekja bëhet ndaj një personi që “pëlqen”, përndjekësi/ja mund të arrijë deri në përdhunim të viktimës apo edhe në vrasje, kur ajo refuzon.”
JO do të thotë JO!
Shumë vajza e gra janë përdhunuar e janë vrarë nga persona që i kanë përndjekur me arsyetimin që ndjejnë dashuri, dhe fatkeqësisht këto vrasje janë quajtur “krime pasioni”.
Nuk ekziston diçka e quajtur “krim pasioni”, apo “krim dashurie”.
Fjalët krim, dhunë, përndjekje, përdhunim e vrasje, nuk kanë asnjë lidhje me fjalën pasion apo dashuri.
Nëse personi që pëlqeni apo doni ju refuzon, pranojeni refuzimin dhe lëreni të qetë të vazhdojë jetën. Ty nuk të përket askush, dhe as ti nuk i përket askujt. Njerëzit nuk janë prona që merren e jepen si t’iu teket këtyre lloj kriminelëve, që fillojnë si përndjekës e përfundojnë si përdhunues e si vrasës.
Juve që iu duket formë dashurie përndjekja dhe ngulmimi i një djali/burri që me çdo kusht të arrijë ta detyrojë një vajzë/grua të bëhet me të, mendojeni tek bijat tuaja po t’ua përndiqte një manjak i tillë, dhe ta shqetësojë kudo shkon ajo, edhe kur ajo s’do asnjë lloj komunikimi.
Unë jam me bindjen që nëse një vajzë/grua nuk do asnjë lloj komunikimi me dikë, edhe nëse kanë qenë në një lidhje per shume vite e mund te kene edhe nje Femije ne mes, kjo nuk i jep të drejtën asnjë djali/burri të mendojë se mjafton ai ta dojë vajzën në fjalë, e të vazhdojë të shqetësojë pavarësisht refuzimit të saj, sepse kjo kalon në përndjekje, e që përndjeka ka pasojat që i thamë më lartë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.