Mimoza Rexhvelaj
-Shenimi ynë redaksia . Aso kohe në qytetin e Koplikut dhe gjithë M.Madhe e sollën RD-në styudëntët e Dhjetorit Arben Likaj , Ajet Ramçaj .Sa për kujtesë kishte nga ata “demokrat” të mëvonëshëm që u bënë drejtora, tëcilët trëmbëshin ta merrnin këtë dallandyshe të fjalës së lirë.-

Sapo kishte rënë nata dhe dera trokiti lehtë, e pash tim atë të ngrihej drejt saj, e hapi dhe u dëgjua një zë si psherëtim: “Porosi e Pjetrit, natën e mirë!”
Im atë hyri në dhomë dhe ishte i egzaltuar nga ajo gjë, e mbante shtërguar në duar:ranë muret o grua-u dëgjua zëri i tij i fuqishëm, fjala e lirë nuk do ndalet më!
Pas disa ditësh e gjeta nën shtrojen e tavolinës ishte zhubrosur nga duart që e kishin lexuar, kureshtja e fëmijës nuk më la pa hetuar, doja shumë të dija se cili mur kishte rën dhe pse babi kishte thënë se fluturimi i fjalës së lirisë nuk do të ndalej më kurrë!
Gëzuar Rilindja Demokratike!
5 janar 1991 – 5 janar 2020 #RilindjaDemokratike