QËNDISË DËSHIRËN E FJETUR

0
143

Nga Linda Shqiri   —Revista”Fjala”sot e ka fjalën për një gazetare dhe moderatore  nga më pikantët  në mbarë hapësirën Shqiptare. Është një poete  njëherazi  më një zë  mjaft impërsionues  në lëmin e pozisë  shqipe , është Linda Shaqiri  nga Medvegja. Linda Shaqiri veçmas pozisë  ka një përvojë tanimë  të mirë dhe mjaft  efikase edhe në gazetari e moderim emisionesh  në “Medvegja” Sot”. Kësisojë  revista”Fjala”  duke botuar  këtë cikël me poezi  , njëherazi starton dhe bashkpunimin  me  këtë gazetare  kaq brilante. Ndaj krahas këtij botimi  të këtyre poezive , në po përgadisim edhe një intervistë  me poeten dhe gazetarën Linda Shqiri   të”Medvegja Sot”. Urime gazetares dhe poetës dhe vit të mbarë!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Dashuro

Deri në ferrymen e fundit,

Dashuro,

Dorën mbaje fort mos e lësho,

Edhe në frymën e fundit,

Mos i mbyll sytë,

Më shiko,   emrin tim përshpërit,

Mos lejo heshtjen të të  kaploj,

Edhe pse dimër me shpirt dashuro,

Mos harro lotin tim në sy,

Si Kristal fshihet në ty.

Mbaje fort mos e lëndo,

Deri në frymën e fundit  dashuro,

Ta jap shpirtin frymo,

Me ty deri në Amshim,

DASHURO…!

Eklips i vonuar  VIDEO/ Një eklips diellor 360 gradë nga Hapësira... - Gazeta Standard Online

Vonë!

Eklipsi i kohës nën hijen e diellit,

Një herë në një shekull,

Pika shiu nga ngjyrat e ylberit,

Shenjë e kohës së vjetër,

Acar i ndrydhur në damarin e fjetur,

Nën hijen e bregut,

Diku,

Streha e shpirtit

Me mua rrinë,

Pa ty,

Qëndisë dëshirën e fjetur,

Se dielli u zu me hënën,

Eklips!

Kujtim shtegut të hekurt.

DRITË  Ec ne drite – Kisha Shqiptare ne Kanada

Dritë,

U bëre dritë,

Në shpirt,

Një bekim,

Një shkëlqim,

Si një agim,

I pamposhtur në shi,

Luftëtar trim,

I hapur oqean,

I ditur pishtar,

Aty mbi retë

Akoma thërret,

Një ylber  pa sy,

Vetëtinë,

Fike natën,

U bëre dritë,

Në sy,

Në shpirt…!

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.