MBAJ ME VETE MALL MIRDITE

0
67
Dava Gjoka Lleshaj Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, rrugë dhe rrugë
Kudo t’jem në dhe’ të huaj
T’i bie globit anembanë
Pak Mirditë në shpirt e ruaj
Se atje unë thirra nanë
Pak Mirditë e mbaj në shpirt
Kudo jam e ngado shkoj
Se është vendi ku jam rritë
E vendlindjen s’e harroj
N’zemrën time përherë mbete
Vendi im ku unë jam rritë
Pak Mirditë e marr me vete
Me zakon e me traditë
Pak Mirditë në shpirt e ruaj
Se kam mall për vendin tim
Dhe kur shkoj në dhe ‘ të huaj
Prap’Mirditë jam në mërgim
Një lot malli m’i lag sytë
Për vendlindjen ku kam le
N’shpirt e ruaj pak Mirditë
Se kam mall për një grusht dhe ‘
Mbaj me vete mall Mirdite
Ngado shkoj e kudo jam
Më ngroh rrezja e një drite
Se Mirditën n’shpirt e kam
 ,Tiranë 5 Janar 2023

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.