SHQËTËSIMI / MIMOZA REXHVELAJ: MOS U BËNI  PRONARË  TË XHUBLETËS. ATO JANË  VETËM GJYSHET DHE STËRGJYSHET TONA !

0
88
Mimoza Rexhvelaj Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme-Shenim i Redaksisë së revistës “Fjala”-Apeli  irritues  i  poetës Mimoza Rexhvelaj  , realisht duket se   ka  më shumë se te drejtë. U turrën gra , intelektuale  dhe jo vetëm, por edhe burra , të cilët  aq shumë u turrën  për të marre  flamurin e  përgaditjes së dosjes  për në UNSEKO, sap o ti pyesje si quhen ato   rrobat që kanë veshur dikur burrat,   ngrenin supet.. , dhe gati  thonin veç xhubleta.Natyrisht ç’do kush ndjen krenari kur  një  veshje e tillë  kaq e vjetër ,  behët “pronë” e gjithë  Po pse kaq shumë pronarë  more?Madje duke   na dhënë realisht edhe leksione  e “morën”xhubleten malësore dhe   e”pasaportizuanë  në Alpe e derguanë  në Tiranë, veç në M.Madhe Jo!.Në fakt pjesa dermuese e fshatrave  të Alpreve shqiptare  nuk e kanë   xhubleten veshje të tyre.Ndaj dhe shqetësimi i poetës  është më se i drejtë .Xhubleta ka qënë një  vëshje e gruas malësore , kudo në   Këlmënd ,  Kastrat, Shkrel ,  Hot  e tjere edhe në  fundmat e M.Madhe.Ndaj duke  u krenuar me faktin se Xhubleta u bë  pronë e njerzimit. Ata që mburrën   për  “meritat” e tyre  në këtë drejtim. Të ndertojnë sa më shpejt Muzeumin Etnografik    , dhe për   rrjellojë Xhubleta  bëhët më shtepinë e saj. E dyta  të mos persërisin  gabimin për t’ia dhurua  askujt , kjoft ky edhe kryeministri , Xhubleten. Malësori se ka patur traditë , t’i dhurojnë   tjetrit  rrobat e gruas. E treta; Mos merrni autorsi  dijebërje , sa vetëm me shit lesh , se kjo e demton  xhubletën  malësore! Ja çfarë  shkruan poetja: Mund të jetë një imazh i 1 person   Xhubletën e ka vesh dhe gjyshja jeme, nuk i përket veç Bjeshkëve po çdo malësoreje që ia ka anda me njesh shtatit e mu nie mretëneshë malesh.E çdo femre që i pëlqen nga vendi dhe bota.Ta shton krenarin supesh, ta shton bukurin ballit, ta shton hijeshin shtatit, e jo se u ba pronë e botës, kështu ka qenë gjithmonë, një veshje fisnike me bukuri të pashoqe.Gjyshet tona e kanë qëndisë me durtë e buta pambuku, e kanë zbukurua si stilistet ma të mirat në botë, e kanë kurua në detaje deri tek palat e flokut që rendi asht i përcaktum. Krejt kjo pasuni ardhur tek na si dhuratë prej tyne duhet rujt, duhet trashëguar e pse jo të gjitha duhet ta veshin një herë në jetë me u ndie madhështore me petk prej ari, fisnike e krenare.Xhubleta e Malësisë nuk ka pronar, mos i dilni zot sa njana sa tjetra, asht e çdo vajze e gruaje që ia don xhani me vesh. Leni leksionet, se e zvogloni madhështin e saj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.