QYTETI I HUMORIT

0
(Filozofia popullore shkodrane)
Nga :Lukë Luka
Shkodra me njerezit e saj ( si qytetare e katundare), me zgjuetesine e tyne, (me bejta, barcoleta, batuta e anekdota), u ba e njohun ne gjithe Shqipnine dhe mori emnin si “Qyteti i humorit”!. E kjo, sepse, si cdo qytet tjeter, kishte prore “numrat” e vet, ku çdo qytetar perbante nji personazh ne vehte. Ka prej tyne qe bane emen, jo pse kishin maru ndonji shkolle, por pse kishin shquetesi natyrore e filozofi popullore.
GJAKOVA
Nji peronazh i tille ishte edhe Gjakova. I vogel ne trup e i zi ne fytyre, por teper simpatik, i njohun per batutat e shpotite e tij.
*
Kalon neper gjuhadol me ecjen karakteristike, tuej u tunde e shkunde si nji lunder ne furtune.
Ne ballkonin e shtepise se Da erdakeve po rinin zotnite e saj. Shohin Gjakoven dhe me ba humor i thone:
– Ta kishim hjedh nji 5-frangesh(leter), por e merr era( ishte tuej fry pak karajel pranvere)!
– Mos me e marre era, u thote Gjakova, peshtilleni me nji 2-frangesh (metali)!..
*
Kete figure dhe te tjera, qe duhen kujtu e jo me u harru, i ka pasqyru me poezi me mjafte mjeshtri Fabjan Çoba ne librin e tij “Kur shejen mollat”!
Gjakova i lindun demel
S’punoi ndonjihere
as me lek e as bedel.
Nji udheheqesi shkodran
i tha pa frike:
-More Tuk, po na leni pa buke,
per dreq kjo puna juej!:
Çka doni me ndreqe?,
pa pare tuej mih ne uj!
e pergjithe vjete:- gjashte muej pune vullnetare e gjashte muej konference!?…
*
E pyeten Gjakoven:
– Pse nuk punon?
– Jam pa shkolle, çka me punu? (Me punu token i pergjigjen)
– Asht gjynah, Zoti e fali drejte e une, pse t’ia sjelli bythen perpjejete?..
– Sot nji he buke
ia ka borxh Zoti nierit
Kush don ma shume,
mos te rrije si une!
Te punoj dimen e vere
per me hanger veç njihere!..
FJALE E VEPRA
Shkodra ishte qytet”miniere” prodhimi talentesh e figura ne art, kulture e humor(in xhiniere, mjeke, juriste,artiste,tregtare, sportiste e humoriste)!
Bashke me emnat e personazheve te shquem, aty ndeshesh edhe me tipa te çuditshem si te marre te lezetshem, veterane te palezetshem, militante partiake me mjeker e mustake, kryetare shoqatash e organizatash, bastexhi, thashethemaxhi,hora e zotni.
Ne librin e tij “Humor shkodran” , Gjush Sheldija, ka permledhe 396 anekdota e bejta. Isa Alibali ne librin “Bejta shkodrane” permend 128 bejtaxhi te vjeter, prej te parit Mulla Hysen Dobraçi e deri tek ma te rijte. Po keshtu Gjon Stefa Misagli ne “Histori e karnivalit shkodran”pershkruen bejta e poezi te shume komikeve si Zef Hilgega, Kole Tivari, Kole Shiroka etj. Me vazhdu me “Bylbyla te shastisun” te Xhemal Uruçit, “Gjuhadoli” te Guljem Pistulli, “Nastradini”te Gjino Luka, “Secili çmendet sipas menyres se vet” te Stefan Çapalikut e shume shkrimtare e poete si P.Selimi,Kolec e Bik Pepa, Xhahid Bushati, Zulali etj.etj.
ROB E SOJ
Madheshtine e humorit te shkodres e perbajne edhe keto njerez (rob zoti), qe na kujtojne persona te lezetshem qe me batutat e humorin e tyne i jepnin kenaqesi e gjallni qytetit;
Dulla i komitetit, Zija pionieri, Lazer parashuta,Mali i marre, Rama i Gurit te Zi, Loro Lacini, Bush Majasili, Perikli i vdekjeve, Havaja Shyqyri Ages, Rita e Tazes,Bixh Hamalli, Rexhep Bobollari, Xhemali i Budes, Zef Zorra,Nush kunora, Bishderri etj.etj.(i kerkoj te falun ne kam harru ndonji)
Keto ndiheshin te lumtun (lum keto per mend qe kane, gjithmone te gezuem e te qeshun- thonte populli)!…shetisnin me andje qytetin(rruge me rruge), tuej kenaqe qytetaret,ani se balta delte mbi nivelin e kepucve e plehnat kishin kapercy naltesine e bunkereve.Ishin te urte perderisa nuk ankoheshin per .mungesen e dritave, te ujit, te ushqimeve qe merreshin.me liste, tallon e rralle!.
*
Po Shkodra e humorit sot?
Pergjigjen e jep Simon pepa:
U leshu mbi ty mizori
Sa goja dot s’e thote
E pat terbu zija
Pse kje ma e bukura ne bote!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.