Nga : Marash Gilaj
Një kinez i pasur mund të paguajë dikë tjetër që të bëjë burgun në vend të tij. Ata quhen “ Ding zui” ,( fajtorë rezervë), në shqip. Kjo është pjesë e kulturës kineze që në kohë të lashta, por u rishfaq publikisht në vitin 2009.
Disa njerëz kanë kujtesë fenomenale, të jashtëzakonshme.
Kështu, p.sh: Themistokliu, politikan dhe ushtarak, i cili ka jetuar në Greqinë e lashtë, rreth 2500 vjet më parë, kujtonte 41 000 emrat e athinjotasve që jetonin në kohën e tij. Aq banorë kishte qyteti atëherë.
Kardinali Italian Mexofanti (Mezzofanti), i cili ka jetuar midis viteve 1774 – 1849, ishte i aftë të mësonte një gjuhë të huaj brënda një nate, falë kujtesës së tij. Në moshën 50 vjeçare, ai dinte më shumë se 50 gjuhë e dialekte të huaja.
Filozofi Italian Piko de la Mirantola, në moshën 18 vjeçare zotëronte 22 gjuhë të huaja. Ai jetoi nga viti 1463 – 1494. Vdiq 31 vjeç.
Sipas mjekësisë, në gjithë botën , jetojnë rreth 20 persona që mbajnë mend gjithçka që u ndodh në jetë saktësisht. Kjo lloj sindrome quhet Hipertimezia.
16 Maj 2021