PROMETEU DHE ZJARRI

0
Nikolla Spathari
Të lidhën, Promete, të lidhën…
Shkëmbi yt
U rrokullis
Në skenat e tragjedive,
Le të thotë çfarë të dojë plaku Eskil,
Unë u jap të drejtë perëndive.
Zjarri ishte mirë në qiell,
Ç’ të shkrepi
Që e lidhe me tokën?
A nuk e dije se njerëzit, para se të ngrohnin duart,
Do të mendonin si të digjnin botën?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.