Poezi dedikuar Lukë Kacaj nga stermbesa e tij

0
2052
Ne shkurt te ’24, n’Bajze te Kastratit ne Malesi te Madhe
N’ato male e lise t’gjata, 1 bylbyl leu nana n’Kacaj
Djale shtatlarte plot hijeshi, ky Luk Kacaj burr zotni
N’shpi t’Kot Niks i dha nana gji
Qytetar me njohuri si pak kush ne kohen e tij
Jezuit shembullore, n’shkolle fetare fminine kaloi
Per me i lan vend skenave t’mdhaja
Per me shkund artin botnore
Nder ‘Shaljape’ e ‘Kristove’ na rreshtohet 1 kolos
Me kulture Europiane qe ka ra nga majat e Alpeve
Sa ne Moske e ne Berlin, Poloni e Bullgari
Ky Luk Kacaj bas i shquar, la gojehapur cdo njeri
Timbri tij shume i vecante
Shtire t ngatrrohej me nakand
Per muziken e Shqipnise ish kafshate shume e madhe
S’kaperdihej dot aq lehte qe Luk Kacaj t arrinte majet
Ndaj xhelatet e Enverit n’73 e kan denu
I kan vu prangat ne dur, mali Dajtit fort asht shkund
E kan ba armik te popullit dhe rrezik te shoqerise
Se gjithmone i knoi Shqipnise, knoi Shqipnise edhe Malsise
Se ka knu vargjet e Fishtes, e s’ka harru me i ra Lahutes Malsise
E me i knu Gjergj Kastriotit, prijesit tone legjendare
Qe e ka njoft tan bota mbare
Djalin fisnik te Bajzes Kastratit
Prane xhelateve e kan cu
Nana Tone me lot perfaqe
Lutej per djalin e pafajshem
C’jane kto akuza monstruoze?!
C’jane kto akuza per tradheti?!
C’jane kto akuza qesharake,
per Luk Kacaj e Malsise?!
Qe n’turnet europiane, shume asht lut mos me u kthy ne Shqipni
Me ba jete e karriere, me jetu n’demokraci
Sic i ka pas hije zotnise tij.
Por dashnia per Shqipnine nuk i lente shteg largimi
E tash po ajo Shqipni e akuzonte per tradheti
E ata Zoti i marrofte, Geg e Toske e kushdo kjofte
Ana bukur, zemerbute
Nuk mungoi as nder telat rrethus
Porsi zonje, e forte si gur
I qendroi besnike Lukes
Ne 5 vitet e tij ne burg, ish nje pytje qe e mundonte
“Pse ky helm e vrer ndaj meje”, perseriste edhe thoshte
Edhe Loro miku vjeter, qe i qendroi prane shume
Thosh 1 fjale, bukur e qendiste
“LISAT E MEDHENJ I RREH ERA SHUME”
I kaloi vitet e fundit si nje yll qe digjet
Duke lene gjurme ne qiellin tone te pafund
Do mbetet gjithmone nje yll plot shkelqim
Ne yjesine qiellore te zerave qe nuk vdesin kurre
Se n’kto Bjeshke, e male, e Moje
Krenaria e toks Shqiptare
Kan le burra t’pends e pushkes
T’beses e t’urte si cmos kerrkush
Dasho Shkreli e Ali Pasha i Gucise
Ky Cun Mula e Prek Cali
Si ma trim nuk le ma djali
Marash Uci e Ded Gjon Luli
Te Gjok Doda bajraktari
Demush Tahiri trim si zana
Gjelosh Gjoka, Gjon Martin Lula e Mirat Paloka
Burra ma t’forte si ka pas toka
Kot Nika mendimtari, Marash Vata bajraktari
Krah per krah e perbri tyne
Lind bylbyli i muzikes Shqiptare
Qe ka tund skenat botnore
Krah per krah me ta rreshtue
Qe gjithmone per kta ka knue
Ky asht Luk Kacaj i Malsise
Krenaria tan Shqipnise!
SHKROI: Xhuliana Kacaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.