KOPLIK, PERKUJTOHEN NGA ISH TË PERSEKUTUARIT DY NGJARJE NË NJË DIT

0
1380

Ishte pikërisht data 30 gusht, tashmë kjo një date e percaktuar si dita nderkombëtare e të zhdukurve, çka bëri që për koiçidencë po këtë ditë, Unioni mbarëkombëtar i ish të persekutuarve politik, dega M.Madhe të organizojnë një aktivitet nderimi e respekti per të zhdukurit. Kështu ka qënë dhe 70 vjetori i masakres komuniste të Koplikut, ku nënë drejtimin e sekretarit të deges së këtij Unioni z,Rexhep Curri, ka vijuar ky aktivtet, me praninë edhe të autoriteteve vendore të politkes se të djathtes dhe të ish presidentit të republikes z, Bujar Nishani.


TE GJITHË NË NJË MENDJE: NUK DUHEN HARRUAR MASAKRA TË TILLA
Kanë pershendetur këtë tubim kujtese dhe reflektimi mjaft nga të pranishmit, por veçanërisht në fjalen e tij kryetari i PD M.Madhe Anton Kokaj, veçmas të tjerave ka theksuar rëndësinë se kujtesa e ngjarjeve të tila duhet vlersuar edhe si një akt reflektimi dhe ribashkimi të së djathtes dhe të gjithë faktorve kunder kësaj qeverie, qoft kjo qendrore, por edhe vendore.Të këtij mendimi kanë qënë edhe sekretari i Unionit mbarkombetar të ish të ish të persekutuarve politik z,Rexhep Curri. Por edhe antari i vjeter i demokratve Marash Kolnikaj, I cili është shprehur se duhet lënë pas shpine çdo miqësi me komunistet. Po kështu të gjithë me shume menduan se ka ardhur koha per tu matur shumë kur do shkojnë para kutisë së votimit.
BUJAR NISHANI: FALENDERON KLERIN KATOLIK QË MBROJTI GJUHEN SHQIPE
I konsideruar si miku dhe presidenti i perhershem i Malësorve, ish presidenti i republikes Bujrar Nishani, krahas mjaft propozimeve dhe mesazheve qe percolli si per politiken, ashtu edhe per ish të persekutuarit politik, ka hedhur iden: Ish të persekutuarit do ishte mire të quheshin; Aspiruesit e pare të Europes. Ndersa teksa ka folur per vlerat kombëtare veçanërisht të Malësorve, është ndalur edhe tek një fakt. Kleri Katoilik Shqiptar duhet pergëzuar per mbrojtjen e gjuhes Shqipe nder shekuj, ka theksuar Nishani. Nderkohë që edhe fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria nuk ka, mbetur pa u trajtuar nga ish presidenti, si një plage tashmë që po thellohet perditë nga kjo qeveri.
VLERSOHET ISH I PERNDJEKURI POLITIK FATMIR HOXHA
Një nder momentet më impersionuese per të pranishmit në këtë ditë reflektimi, ka qënë edhe akordimi i ëertifikates së nderit nga malësoret, per ish të persekuturin politik, ish nenpresidenti i Unionit mbar kombëtar të ish të perndjekurve, tashmë të ndjerit Fatmir Hoxha. Këtë vlersim ia ka dorzuar të birit Indrit Hoxha, znj Mimoza Rexhvelaj. Emocionet dhe krenaria këtu janë bashkë është shprehur Mimoza Rexhvelaj , teksa është ndjer e priveligjuar që po i dorzonte këtë mirënjohje. Po kështu edhe Indriti ka vlersuar maksimalisht këtë nder që po I bëhej, ndaj dhe ka kerkuar që të gjithë të bashkohen rreth Pd. Ky ishtë dhe meraku dhe misioni i ish të perndjekurve politik.
NGA AMERIKA, LUIGJ GEGA NJE MESAZHE ……
I ndodhur në SHBA kryetarui i Unionit mbarkombëtar të ish persekutuarve politik dega M.Madhe, z. Luigj Gega, teksa ka ndjekur nepermjet rrjeteve sociale dhe mediave këtë aktivitet kujtese, per revisten Fjala shkruan dhe percjellë mesazhin e tij tek koleget e tij: Kjo ditë perkujtimi i viktimave të pafajshme të komunizmit, të cilet u torturuan në mënyren më çnjerzore, deri në mbytjen në gropen septike të burgut, siç ishte rasti i dom Lek Sirdanit. Këtë malësoret nuk duhet ta harrojnë shkruan Luigj Gega. Ndaj e fton dhe i jep mbeshtetjen e tij presidentit të Unionit mbarkombetar Besim Ndregjoni, per të vazhduar luften per gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve të komunizmit. Ndaj i propozon këtij Unioni që data 25 Janar të jete date perkujtimi. kjo per vet faktin se është e para levizje antikomuniste jo vetem në Shqiperi, por në gjithë europen lindore, e perfundon kështu mesazhin e tij z, Luigj Gega.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.