KOPLIK, NDREROHET ISH FUTBOLLISTI I KOMBETARES RUDI VATA ME TITULLIN “ QYTETAR NDERI”

0

Atë që do të duhej ta bënte edhe qyteti i Shkodres, tashmë e ka bërë realitet M.Madhe, duke i akorduar titullin “Qytetar Nderi” ish futbollistit dhe kapitenit të kombëtares Rudi Vata. Këtë e ka thënë në fjalen e tij, ish trajneri i tij, mjeshtri i sportit Astrit Hafizi, teksa ka pershendetur dhe veçmas të tjerave ka treguar episode interesante nga puna dhe mbeshtetja që i kanë dhënë njeri tjetrit gjatë viteve në kombëtare. E kisha krah të djatht e ka vijuar argumentin e tij për Rudi Vaten njeri nga me profesionistet e trajnimit të futbollit Shqiptar Astrit Hafizi. Kësisoj, kjo e shtunë në qytetin e Koplikut, ka qënë një dite mbresëlënëse, teksa i është dorzuar titulli “Qytetar Nderi” ish futbollistit dhe kapitenit legjendar të kombëtares Shqiptare Rudi Vata. Natyrisht shumë kush mund të pyesin perse një titull i tillë nga M.Madhe? Por pergjigjen më sinjifikative e ka dhënë vetë kapiteni
Rudi Vata: Nder i vecantë per mua. Ndihem shume krenar qe rrënjet e mia jane nga Malesia e Madhe. Falenderim te vecantë kam per Keshillin Bashkiak te Malesise se Madhe qe vendosi te me akordoje kete titull. Nje falenderim të veçntë edhe per kryetarin e Bashkisë Tonin Marinaj.
Nderkohë që nga organizatoret e ketij eventi ishte planifikuar edhe një pershkrim i shkurter rreth jetes sportive të Rudi Vates, fjalen e ka marrë kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, i cili në fjalen e tij ka theksuar, se nëse M.Madhe ka se per çfar të krenohet në të gjitha fushat, futbolli dhe personazhet e tij , tanime zënë një vend të rëndësishem. Kështu futbollistë kalibri të kombëtares Shqiptare , si Rudi Vata, i cili u vlersua sot, por edhe të tjerë, si Elsi Hysaj, Bekim Balaj që po i japin emer dhe krenari jo vetem Shqiperisë, por gjithë kombit. Pas këtyre fjalve i është dorzuar titulli: “Qytetari Nderi” z, Rudi Vata. Pas fjalve të kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj, trajnierit Astrit Hafizi, e kanë marr fjalen edhe trajneri i ekipit Veleçiku Besnik Duli, apo dhe dashamirës të tjerë të Rudi Vates, të cilet të gjithë kanë vlerësuar Rudi Vaten, si njëri ndër legjendat e gjalla të futbollit Shqiptar. Ndërsa babai i Elsi Hysaj me shumë se me fjalë ka folë me dhurimin e faneles se Elsi Hysaj, fanelë e cila është vesghur nga Hysaj në ndeshjen Shqiperi –Kosovë. Kështu është mbyllur ky aktivitet në mjediset e Bashkisë M.Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.