Më 26.08.2018,M.Madhe u kujtua të nderojë me titullin ”Qytetar nderi”, madhështorin Lukë Kaçaj, njërin ndër më të ndriturit e kombit tonë, birin e saj që ngriti në lartësinë e qiejve vlerën e kësaj treve”Nderi i Kombit”, i cili kur u nderua me titullin më të lartë nga ish-Presidenti Topi, ku do të zinte vendin e dhjetë, në 11-shen e kombëtares “Nderi iKombit” së bashku me yllin e futbollit shqiptar, Panajot Panon. Kurrë nuk jam ndjerë më i paplotësuar brenda vetvetes, si në rastin kësaj ftese të këshillit bashkiak M.Madhe, si kjo e sotmja, si kryetar i shkrimtarëve dhe artistëve malësorë, që Lukë Kaçajn, artistin e madh e ka anëtar nderi prej 12 vitesh.Do të pyesni pse?!?Ja përgjigja!Për neglizhencën tonë brenda vetes, për seriozitetin që na mungon në kohën e duhur në raport me vetveten.Plot 12 vite më parë shoqata jonë,personalisht si kryetar i kësaj shoqate dhe si kritik letrar dhe gazetar nuk lashë media të shkruar të “të gjithë kraheve”për të sensibilizuar,(larg antikomunizmit dogmtik, të cilit për ironi nuk i shpëtoi as qëndrimi provincial ndaj Lukës), që të kujtohemi për Lukën.Të gjitha mediat ma botuan fjalën, apelin tim, madje edhe librin tim kushtuar Lukë Kaçajt,kurse ata që heshtën qenë, mjerisht, M.Madhe , çuditërisht Bajza që e kishte djalin e saj, pushteti lokal atje bëri shurdhin duke refuzuar kërkesën tonë institucionale për të ligjëruar sheshin ku mendonim të vendosej monumenti Artistit të Madh malësor, edhe pasi dërgova deri arkitektin, mikun tim prof.Gëzim Uruçin, sikurse mora përsipër të siguroja, me mbështetje të miqve tanë e të Lukës, vlera finaciare që do t’i tërhiqnim përmes kishës së Bajzës, gjithçka i takonte që nga shpenzimet për zhvarrosjen(Kurbin dhe Tiranë) ku ishin dhe pastaj varrosjen e tij e të Anës së tij të shtrenjtë në vendlindjen e Lukës,në Kaçaj, krahas ngritjes së monumentit në qendër të Bajzës për të vënë në jetë amanetin që na la I Madhi Kaçaj:”Kadri, kam bindje dhe besim të plote se trupi im do të pushojë një ditë në Bajzë, atje kam shpirtin, vetëm atje ky shpirt im mund të prehet i qetë!”Madje me devizën: ”Ne kemi nevojë për Lukën dhe jo Luka për ne”së bashku me miq e shokë të mi e të Lukës,ku do të kujtoja me shumë respekt prof.Zef Çobajn, prof.Fadil Krajën”Mjeshtër i Madh”, prof.dr. Ahmet Osjen, prof.Gëzim Uruçin etj, sikurse edhe të afërmin e Lukës, Salvador Kaçajn të cilët nuk kursyen asgjë deri që atij iu dha titulli”Nderi i Kombit”,ku pata nderin të jem i ftuar protokolli nga Presidenti I Republikës, prof.dr.BamirTopi.”Ndera e askujt,- thotë populli ynë,- nuk kthehet mbrapsht, sado e vonë qoftë”, çka sot më bëri, që në fjalën time, të shpreh respektin për këshillin bashkiak dhe bashkinë Koplik për dhënien e titullit”Qytetar nderi” Lukë Kacajt, por mjerisht e pamjaftueshme ndaj obligimit tonë si M.Madhe.Le të shpresojmë që ky akt le të jetë spuntoja e parë serioze, institucionale, si M.Madhe për të plotësuar amanetin që na la Luka, biri ynë, malësori i lavdishëm dhe biri besnik i gjithë Shqipërisë, ndryshe amanetin e kësaj figure të përmasave botërore, siç e cilësuan edhe diskutantët e kësaj ceremonie,prof.Zef Çobaj, Nikolla Spathari dhe Kadri Ujkaj pas fjalës së kryetarit bashkiak,Marinaj, që i dorëzoi titullin në fjalë të afërmit të Lukës,z.Gjekë Kaçaj .Luka ishte artisti i madh, që kurrsesi nuk pranoi t’ia kthente shpinën vendit të vet përballë ofertave nga më të majme apo më të çuditshme, që iu ofruan në kontekstin e Shqipërisë së izoluar nga bota.”Ky vend me shkolloi deri jashtë shteti, këtij vendi do t’i shërbejë deri në fund të jetës sime, më thoshte gjatë intervistës me të, plot dinjitet dhe krenari kolosi Luka”.Lukë Kaçaj,lisi i madh, që nuk e shembte dot “Era”, edhe pse e goditi jo pak, nuk kurseu asgjë gjatë gjithë jetës së Tij duke manifestuar kurdoherë: KULTURË,PROFESIONALIZËM DHE DINJITET.Jo pak, por 18 vite dënimi, saktësisht 5vite në qeli dhe 13 në punë korrektonjëse, hoqi i madhi Lukë Kaçaj, megjithatë kurrë nga goja e tij nuk hodhi baltë ndaj askujt, as në komunikimin e lirë me të te kafe”Sazani”Shkodër, ku rrinim së bashku, as kur e ftova në Tv-1 Shkodra me rastin e jubileut të lindjes së Tij. Luka e urrente si përbindësh politizimin, ai ishte i lindur përsosmërisht si artist i madh.Prandaj sot, për mua, titulli që iu dha qe një rutinë e njohur në trevën tonë, që, së paku para meje,personalisht dhe profesionalisht, nuk thotë asgjë për Të papërsëritshmin Lukë Kaçaj përpara borxhit të jashtëzakonshëm, që ne kemi ndaj djalit tonë“Nderi i Kombit”me të cilin do të krenohen ndër shekuj edhe muret e konservatorit “Çajkovskij”në Moskë, siç do të shprehej titullari i atij konservatori, ndërkohë që Lukës po i dorëzonte diplomën e nderit, në qershor 1955,për rezultate të shkëlqyera dhe si njëri nga 800 anëtarët e nderit të Balshoi Teatrit . Jo rastësisht, duke kujtuar se monumenti i Lukës mund të nderonte çdo shesh qëndror të Evropës, vendosja e tij në qytetin e Koplikut, kryeqendrën M.Madhe”Nderi i Kombit”do të ishte reagimi ynë më dinjitoz, nëse e kemi seriozisht me Vetveten.
Shkroi: Kadri UJKAJ,
Kryetar i shoqates”Shkrimtarët dhe Artistët,M.Madhe”Nderi i Kombit”.