Të dashur demokratë e demokrate, të dashur motra e vëllezër.
Partia Demokratike e Shqipërisë, në të gjithë vendin, ka nisur proçesin e organizimit në nivel dege!
Në emër të Partisë Demokratike Dega Shkodër, si Kryetar i degës PD Shkodër ju ftoj që të bashkohemi, të kontribojmë bashkarisht në ringritjen e Partisë Demokratike.
Unë e kuptoj dhe e di mundin dhe kontributin tuaj. Unë njoh dhe rrespektoj kontributet e të gjithë demokrateve në ditët më të vështira .
Këto dy vite kemi kaluar situata, të cilat as nuk i donim e as nuk vareshin nga ne.
Përçarja zuri vend mes nesh. Diku fjalët u tepruan, diku tjetër të lodhur nga opozita, baltën që ia hodhëm njëri-tjetrit dhe harruam se jemi të gjithë bashkë përballë një armiku të përbashkët që është rregjimi i Edi Ramës dhe i kësaj maxhorance tërësisht të inkriminuar në korrupsion.
Prandaj unë ju ftoj sot të bashkohemi, duke lënë mënjanë inatet, hatërmbetjet, fjalët ndaj njëri-tjetrit dhe të punojmë të gjithë bashkë ta ringrejmë PD.
Një PD e bashkuar dhe të mbështetur fort te aleatët strategjikë Euroatlantik siç janë SHBA dhe Britania e Madhe ku i kemi mundësit të rikthehemi më të fortë se kurr më parë dhe të qeverisim vendin. Rrofshin demokratët Shqiptarë! Rroftë Partia Demokratime!