Nëna nuk është një ëmër…

0
41

Mësuesja u jep si detyrë fëmijëve që të analizojnë emrin “Nënë”. Njëri nga nxënësit i përgjigjet shkurt: Nëna nuk është një emër. Mësuesja e dënoi nxënësin dhe shkruajti në fletoren e tij: Nëna => Emër i përbashkët, numri njëjës, gjinia femërore dhe rasa emërore. Pastaj i kërkoi fëmijës që nesër ta sillte fletoren të firmosur nga nëna e tij. Të nesërmen në fletoren e nxënësit ishte shkruar:

Perse bebet fusin gjithmone duart ne gojen e nenes? - pernenat.al
Asknd me i sigurte se ne duarte e nenes..
Nuk jam dakort. Nëna nuk është emër i përbashkët, ajo është e veçantë. Nëna është gjinia asnjanëse, ajo punonte krah për krah me babanë. Ajo ishte e butë dhe e bukur si shenjtore. Rasa nuk është emërore, por vokative. Sa herë e kërkoj, e thërras o Nëënëë. Jam dakort me njësinë, sepse nëna është vërtet unike. Por nëna ime nuk është emër, që prej të shtunës ajo është kthyer në Ëngjëll.
Prandaj, ajo nuk mund ta firmosë shkrimin tënd mësuese dhe në vend të saj e firmosa unë. Por jam shumë i sigurtë që ajo është dakort me firmën time. Nëna është një meteor i cili kalon vetëm një herë në jetën tënde dhe të ndriçon me praninë e saj. Pastaj ajo niset për në parajsë dhe vetëm malli dhe dashuria jote mund ta arrijë atë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.