ROVENA KLEJO 

Në periudhën e sundimit osman njihej sokaku i Arrës së Madhe (turqisht: Arra e Madhe 

sokağı) pjesë e mëhallës të Perashit të Madh apo të Lartë (turqisht: Perashi Balaa mehallesi),pas pavarësisë, nën administrimin ndërkombëtar më 1913 rruga u quajt “Radetzky”. Pas Kongresit të Lushnjes, rruga më 1923 u riquajt e “Arrës së Madhe”, si dhe njihej ndër 30 lagjet e qytetit.
Pas çlirimit rruga u quajt “Kongresi i Lushnjes” dhe lagjja u quajt “1 maji”,dhe pas ndryshimeve politike më 1990 iu rikthye emri “Arra e Madhe” rrugës, e integruar në lagjen nr. 3 pas një rikonfigurimi të ndarjes territoriale të pushtetit lokal.