MEMORIE…26 Tetor 1912 –

0
87
NGA ROVENA KLEJO  Mund të jetë një imazh i 1 person
Lufta e Parë Ballkanike: Qyteti i Selanikut merret nga trupat greke, duke iu bashkuar Greqisë. Në të njëjtën ditë, trupat serbe pushtojnë Shkupin, ndërsa trupat malazeze rrethojnë Shkodrën – Garnizoni osman i qytetit komandohej nga Hasan Riza Beu, me 14-mijë trupa, i përforcuar tashmë nga një divizion rezervë prej 10-mijë ushtarësh, i ardhur nga Elbasani, nën komandën e Esad Pashë Toptanit. Fama jo e mirë që kishte fituar se komandant i xhandërmarisë së vilajetit të Janinës; ambicjet dhe ndikimi i tij mbi një pjesë të caktuar të popullatës – shto edhe ankthin e administratës turke për të mos shkaktuar armiq të tjerë – i siguruan Esad Pashës postin e nën komandantit të garnizonit të Shkodrës. Rrethimi zgjati 7 muaj, deri më 23 prill 1913, kur Hasan Riza Pasha, u qëllua për vdekje nga Osman Bali and Mehmet Kavaja, dy shqiptare në shërbim të Esad Pashës.(The Albanians.., Vickers, 1999). Kështu, trupat malazeze hynë në qyetet, kryen vrasje, djegje e shkatërrime – por nuk qëndruan as edhe një muaj, pasi me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londer, Shkodra ishte pjesë e Shqipërisë, pavarësia e së cilës vëzhgohej tani nga një komision ndërkombetar; ndërsa Esad Pasha falenderoi trupat malazeze për çlirimin nga Turqia; dhe ofroi t’i bashkohej aleancës së Luftën Ballkanike, duke marë premtimet malazeze për përkrahjen e ambicjeve të tij për t’u bërë mbret i një Shqipërie qoftë edhe brenda kufijve më të ngushtë sesa ato që kishin përcaktuar Fuqitë e mëdha (The Albanians.., Jacques, 1995). Dhe pas 100 vjetësh, Shkodra në nënvetëdije nuk harron se kush e mbrojti; përmendorja e Hasan Riza Pashës ngrihet në shesh të qytetit, ndërsa një kolegj shkodran mban emrin e tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.