Këta të tre , a duhet të ishin katër?

0
88

Si rrallëherë në këto 32 vite demokraci, liderët e opozitës shqiptare janë që të gjithë nën hetim nga drejtësia.Konkretisht, Sali Berisha, kryetari i PD-së, ish-kryeministër dhe ish-president Republike, ndodhet nën hetim intensiv nga SPAK.Për shkak të moshës, bazuar në Kodin Penal, nuk mund të arrestohet, sepse edhe në burg mund ta dërgonin prokurorët e SPAK. Berisha është edhe person nongrata nga SHBA dhe Britania e Madhe me akuza korrupsioni. Por jo vetëm.Ndërkohë nën hetim është edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. SPAK-u po mbledh prova e dokumente të tjera për Mediun.Po kështu Ilir Meta, ish-kryeministër, ish-president dhe ish-kryetar parlamenti vazhdon në hetim nga SPAK.Opozita këta të tre ka si drejtues.Të tre thonë se janë sulme politike nga kryeministri Rama.Por nëse për Ilir Metën duket dora e zgjatur e kryeministrit Rama, në rastin Berisha, nuk besohet se mund të jetë Edi Rama. Përkundrazi! Edi Ramës nuk i intereson një Berishë në prangat e SPAK-ut, ai i duhet përballë që ta tundë e shkundë si “nongrata”. Nëse Berisha dënohet, nuk është çudi që SPAK-u të shkojë edhe në zyrën e kryeministrit Rama!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.