Shkodër/Ndalohet pë vepren penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

0
92
Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin D. F., 47 vjeç, banues në Fushë Arrëz, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro.Albania and Montenegro - trustworthy partners must accelerate reform, say  MEPs
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. C., 56 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara. Automjeti dhe produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.