PAL DRESHAJ: DEÇIQI, SHUMË SHPEJT NË ELITEN E FUTBOLLIT   TË MALIT TË ZI

0
519

Bisedoi: Gezim Vuçaj

Pyetje: Qyteti I Tuzit  , mbase  ka qënë  nder komunat  më të prekura nga koronavirus  në tërë  shtetin e Malit te zi, natyrisht në këmi  realizuar mjaft intervista  me  qytetar e drejtues   në Tuz, por  diçka  më shumë nga  ju z, Pal, rreth kësaj situate?

Pergjigje:Mbas dy muajsh  , të flasim për  situaten e perjetuar  në komunen e  Tuzit,  realisht  më duket si një ëndërr e keqe.Ajo që dua të them  është , se kjo luftë  që frikësoj gjithë  boten , Malësorët  në Tuz, ditën të  jenë të gjithë  b ashke, dhe per pasoj fituam. Kështu duke qëne një zonë  e frikshme  për të gjithë, tashme jemi modeli I  realizimit të fitorës.

Pyetje:Kjo situatë , ka krijuar edhe mjaft  shqëtsime  per  botën e futbollit,  çfar do thotë kjo për ekipin e  Deçiqit që ju drejtoni?

Përgjigje:Nuk e di ju kujtohet  një rast  në Kroaci që  një tifoz  u prek gjatë ndjekjes së një ndeshje. Kështu  them që  edhe  në  mal të zi  u nderpre    aktiviteti I futbollit. Gjithësesi  tanime  në Mal të zi , federata  e futbollit dhe autoritet  ka në  vendosur që  në të pregaditemi per të filluar kampionatin, Kategoria e dyte   do te zhvillojnë ndeshjet  me dt 31 Maj , ndersa kategoria e parë   me dt 30 Maj. Anjo që dua të them ne  I kemi realizuar gjitha kontratat me lojtaret dhe jemi gati per të filluar.

Pyetje: Do vazhdoni të keni të njëjtin objektiv, për tu ngjutur në kategorinë e parë?

Përgjigje: Po. Ne kemi punuar dhe po punojme për një infrastruktur  të mirë , si  per   ndriçimin e stadiumit, dhe   për te  pragaditur  në fazë të parë   tribunat  në stadium. Ndaj të gjithë kësaj ne do I pergjigjemi me lojëra  të bukura.

Pyetje:  A keni mbeshtetje nga komuna   per ekipin?

Pergjigje:Natyrisht që po, ekipi 94 vjeçar I Deçiqit, ka patur dhe ka mbeshtetjen e Komunës së Tuzit  dhe  të Diaspores.

Pyetje : Atherë  cili është mesazhi juaj për  tifozërinë  jo vetem ne Tuz , por edhe më gjerë ?

Pergjigje: Dua ti garantoj   të gjithë jo vëtëm tifozet e Deçqit nga  qyteti I Tuzit , por kudo edhe në shtetin Am e më gjërë.ne I kemi të gjitha mundësit dhe forcat per tu ngjutur në elitën e futbollit të Malit të Zi, tashmë kjo rrugë e nisur nuk ndalet, ndaj  keni besim tek kjo skuader ,  ne shumeë shpejt do të luajme edhe  në kupat e europës, madje  do perballemi edhe me skuadra shqiptare  brënda rrajonit. Dhe së fundmi  Preskidenti I këtij ekipi Pal Dreshaj ka ftuar të gjithë ata futbollist  cilësorë që e ndjejnë  forcen e    ,lojës së tyre   për te merituar   të veshin fanellen e Deçiqit, për të kontribuar   në  këtë rrugtim   të kësaj skuadre , janë të mirëpritur.Ju  faleminderit !

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.