DRAMA E NJË KRYEFAMILJARJE

0

Kjo është një grua  e cila para pak muajsh përjetoi një ngjarje të rëndë. Vajza e saj 13 vjeçe humbi jetën brenda një barake ku jeton komuniteti rom, në periferi të qytetit të Shkodrës.Sot në 15 maj në ditën ndërkombëtare të familjes, nëna e vajzës 13 vjeçe rrëfen se deri më tani askush nga institucionet nuk është kujtuar për ta ndihmuar pas kësaj fatkeqësie familjare. Vështirësitë janë të mëdha sepse Vera Dema duhet që të rrisë në këto kushte 5 fëmijët e saj.E vetmja mënyrë që 39 vjeçarja të sigurojë bukën e gojës aktualisht për 5 fëmijët e saj është duke mbledhur kanaçe.Si kjo familje rome në të njëjtin vend ndodhen edhe shumë të tjera të cilët janë në këtë situatë prej 30 vitesh. Shkollimi, punësimi dhe integrimi në jetën shoqërore shpesh është një mision i pamundur duke bërë që fëmijët të rriten duke dëshiruar bukën e gojës.Kështu në ditën e familjes     do mund të themi fatkeqësisht  nuk është  e vetme kjo grua e cila mbanë mbi shpatulla peshen e mbajtjes së  familjes. Ndaj  serish vazhdon të bëhët e njejta pyetje, deri kur shoqëria , strukturat e shtetit , por edhe organizatat   e shoqërisë civile , të cilat  më së shjumti  hallakatën   në media duke   folur  me dhimbje ndaj këtyre rastgëve , natyrisht sa pë rte  fituar një project dhe  vëtëm kaq.!Familjet shqiptare   ,kryesisht të kësaj kategorie vertetë kanë nevojë për doren e ngroghtë të shoqërisë. Përndryshe drama e tyre, nuk ka arsye të   kthehet  në relaks për  pushtetaret dhe servilet  e tyre. Drama e këtyre familjeve kerkon , jo lot krokodili , por  zëmer  njerzore.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.