Qethja e deleve dikur ka qënë një festë e madhe , jo vetëm për të zotin e tufës së deleve, por për tërë fshatin.veçanarisht ata fermerë që kishin një tufë të madhe me dele , në ditën e perfundimit të qethjes së tyre, njëra nga tgufa bëhëj kurban, dhe “berberet” të paret , por edhe familjaret festonin gjatë tërë natës, e pastaj të nesërmën bariu se bashku me ogiçin I prfinin tgufes drejte bjeshkës per të veruar. Kjo traditë tashmë , natyrisht jo në ato permasa , po persëritet edhe tani. Kësoisoj Avdi Tarja ky banor I fshatit Gruemirë- çesem në njësinë administrative Gruemireë të Bashkisë M.Madhe, në tufën re tij prej rreth 160 kokë dele , ka filluar dhe perfunduar qethjen e tyre Në fakt për ti qethur të gjitha këto dele ai , pra Avdia ka ftuar edhe “berberet” e tjerë të fshatit, por ama” kryeberberi” është ky vet.Delet në duartë e tij teksa qethen rrinë aq urtë , sa ua kalojnë shume njerzve , kur janë tek berberi.Në bisedë me Avdiun mësojmë shumë gjera të bukura dhe me vlerë , jo vetëm për zanatin e “berberit” të deleve, por edhe për vet faktin , se të merresh me blegtori sot nuk është e lehte, kjo edhe pse e ke pasion , e ke traditë , por veshtërsitë , janë nga më të ndryshmët.Edhe pse Bashkia M.Madhe është një Bashki , ku prioritet duhej të kishte bujqësinë dhe blegtorinë, çka do thotë politikat qeverisëse të Bashkisë , të sinkronizuara më qeverinë duhej të ishin prioritare. Nderkaq realisht thot Avidu, kjo dorë e ndihmës ka munguar,. Sot mungojnë specialistet e veterinarisë në Bashki, madje per të vaksinuar tufen Avdiu thot shkon në Shkoder dhe merr një specialist privat. Ndersa këta rrogëtaret e Bashkisë vijnë me fletore në dore sa per të numëruar tufen, dhe vetem kaq.Një tjetër problematikë sipas pronarit të kësaj tufe delesh , është edhe mungesa e një harmonizimi te tregtimit të produkteve të deleve
Madje nese dikur Leshi i deles , ishte I preferuar sot, të gjithë e hedhim diku në një kanal , askush nuk e blenë thot Avdiu.Kështu kjo ditë me “berberin” de tufes së deleve, ishte vertetë një ditë plot mbresa të veçanta. Ndaj u larguam nga kjo “berbehane” delesh me urimin: më shendet qethjen e deleve, dhe sa me shumë passion edhe tek të rinjtë për të mos e lënë të shuhet pasioni dhe mbarshtimi I blegtorisë në pergjithësi , dhe në veçanti I Deleve!