NGA NESËR  NË  TUZ   DO HAPEN  KAFENET DHE RESTORANTET, AH TË ISHTE KUFIRI I HAPUR…. !

0
330

Në planin e lehtësimit të masave, Këshilli Koordinues Kombëtar i Malit të Zi, ka vendosur të hapë Bar-Kafenetë, restorantet dhe plazhet më 15 maj.Gjithashtu është sjellë vendim që nga e premtja të heqen kufizimet e lëvizjeve të cilat ishin nga ora 23 e mbrëmjes deri në ora 5 të mengjesit.E kthyer në një pjesë të rëndësishme të zakonit të përditshëm, rihapja e lokaleve dhe restoranteve nuk do të thotë se do të rikthehen siç ishin para coronavisurit. Ndryshe nga se jemi mësuar që në lokal të qëndrojmë ngjitur me njëri-tjetrin, tashmë një gjë e tillë nuk është e mundur me rregullat e parashikuara në protokollin e masave higjieno sanitare COVID-19.Në hyrje të bar-kafe dhe restoranteve do të ofrohet produkt higjienizues për duart për klientët, ku për qindja e substancës duhet të jetë minimalisht 60% alkool.Ndryshe nga se jemi mësuar deri tani, do të jetë dhe mënyra e vendosjes së tavolinave dhe karrigeve me rregullat e reja, pasi distanca nga pjesa e pasme e një karrige me po pjesën e pasme të një karrige tjetër duhet të jetë të paktën 1 metër larg, në mënyrë që klientët ta shohin përballë njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 metra.Poashtu pronarët janë të obliguar të theksojnë informacionet e masava të vendosura, të punësuarit duhet të jenë me maska, kurse më së shumti 4 persona (përpos anëtarëve të familjes), mund të rrinë bashkë.Këto rregulla pritet që të ulin ndjeshëm numrin e klientëve për lokalet me hapësira të vogla të jashtme pasi ruajta e distancës nuk e mundëson një gjë të tillë. Ndaj   të՞ gjithë ata që. I ka marrë malli për  të pirë një  kafe në locale tashmë  nga Shkodra apo  Kopliku, presin ë të hapet serish kufiri , dhe kjo kafe të pihet ne Tuz.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.