Nik Gjeloshaj , sjell një kompani prestigjoze nga Kosova për të operuar nëTuz

0
Modelet e drejtuesve  që  mëndojnë  dhe punojnë pë komunitetin, në  fakt  sikur janëme pakicë  në vëndin tonë.Madje shumica e kryetarve të Bashkive, deputetë, e deri tek qeveritarë, çdo ditë  në media trumbetojnë  me të madhe , se këta i ka lindur nëna veç për popull.Por në realitet  këta, o mete , veç për vete!Nderkohë që jo shumë  largë, por në gjysmën tjetër të M.Madhe, pikrisht  në Komunën e Tuzit në Mal të  zi, kemi modelin e një  drejtuesi konkret për komunitetin.I tillë është Nik Gjeloshaj kreu i kësaj komune. Përse të flasim ne , për punën e tij, kur ai  flet  vet..!
…Sot pata kënaqësinë të prisja në takim z.Fevzi Kosumin, drejtorin e pronarin e kompanis prestigjoze nga Kosova “Pestova”.
Kompania “Pestova” është prodhuese e madhe e produkteve të patatës, por si prodhim kryesorë ka prodhimin e çipsit.
U dakorduam që për vitin 2021 kjo kompani të bëjë blerjen e produkteve të patates nga prudhuesit nga Malësia, mbi 1500 ton, që në vlerë monetare do të jetë rreth 350 mijë euro.
Njëkohësisht z.Kosumi tregoi interesim që bashkarisht me Komunën e Tuzit të bëj analizën ekonomike, që në vendin tonë të punohet një fabrikë për përpunimin e produkteve të patates. Komuna e Tuzit shumë shpejt do të marr hapa konkret për të shikuar mundësinë e krijimit të kushteve për realizimin e këtij investimi të madh. Pas takimit në Komunë, Bashkë me z. Kosumi , vizituam edhe disa bujq që merren me prodhimin e patates, kjo për t’i njoftuar ata lidhur me marrëveshjen e arritur dhe me planet tona afatgjata për zhvillimin e përkrahjen e bujqësisë në Malësi.
Unë dhe stafi i komunës në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.
Malësia po ndryshon!
Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.