Shumica e vendit tonë është pushtuar nga dëbora ditën e sotme dhe shumë ndeshje nuk janë luajtur si pasoj e mbulimit të fushave nga Debora e rënë.Kësisoj në me skater takimeve qe nuk janë zhvilluar për kategorinë e parë , është dhe ndeshja Korabi- Veleçiku. Është ky infarmacioni që percjell gazetari ynë sportive Bashkim Ramekaj
Fillimisht është marrë vendimi që të anulohen 3 ndeshje në Kategorinë e Parë . Burreli-Vora, Besëlidhja-Partizani B, por edhe Pogradeci-Besa, të cilat nuk janë luajtur si pasojë e deborës e cila ka mbuluar fushat ku do zhvilloheshin takimet.Po kështu edhe në qytetin e Peshkopisë , jo vetëm që është anulluar takimi Korabi – veleçiku, duke e çuar në kater takime shifrën e anullimit të ndeshjeve, por bora e rënë realisht ka veshtersuar edhe mundësinë e kthimit të ekipit të Veleçikut nga qyteti I Peshkopisë.Ndersa edhe në Burrel nuk ka shumë dëborë, por për shkak të vështirësive në lëvizje në aksin rrugor që të çon në qytetin verior, është menduar që ky takim të anulohet, për t’u zhvilluar një ditë tjetër.Për sa i përket ndeshjes në Lezhë mes Besëlidhjes dhe Partizanit B, të dy ekipet kanë zbritur në fushën e lojës, por është parë si e pamundur që ndeshja të zhvillohet në të tilla kushte, ku fusha është e mbuluar nga bora. Ndërkohë është anuluar edhe ndeshja e grupit B, mes Pogradecit dhe Besës e planifikuar për t’u zhvilluar në qytetin liqenor në orën 13:30.Gjithashtu siç edhe pritej, është anuluar edhe ndeshja mes Korabit dhe Veleçikut, teksa ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot në Kategorinë e Parë, është ajo mes Erzenit dhe Orikut.Kësisojë kushtet atmosferike , shtyjnë dhe një javë me tej kampionatin e kategorisë së parë.