” NGJASHMERI “… ME ALI PASHANÈ

0
745

Ylli Mece

” NGJASHMERI ” … ME ALI PASHANÈ
——

Nuk e di pse ngjajmè bashkè
Nuk e di Ali s’e di !
Unè me trup nè dhe tè huaj
Ti me kokèn nè Turqi !
—–
Ti me shpatè i re hordhisè 
Aq sa drodhe Anadollin
Mua mè vranè pashallarèt
Ata zemrèn time donin .
—–
Ti Ali…. je shtrirè si lab
Rrèzè gurève tè kalasè
Unè me shpirtin, marr e jap
Dhimbja ime nuk ka masè.
—–
Nèse vren… ne ngjajmè pak
Veç.. jo nè akte trimerie
Po ta prenè ty kokèn prapè
Ngelesh, monument lavdie !
——
Mua vèrtet s’mè kanè prerè
Ja… ! Kètu kemi ndryshim
Jam i vrarè nè dhe te huaj
Por as i gjallè nè vendin tim .
—–
Tè betohem Ali Pasha
Nuk e dua kurrè lavdinè ! 
Kam inat sulltanèt tanè
Qè kanè vrarè Shqipèrinè .
—-
Ahhh.. Pasha i Tepelenès !
Ty askush s’tè mundi dot
Unè qaj shpirtin tim, me shpirt
trupi ska me gjak..por lot .
—–
Ja kèshtu or plaku bardhè
Qè ke hedh sharkun mbi supe
O Pashai nè dy pjesé
Njè kètu…e tjetra tutje !
—–
E shikon si jam dhe unè ?
Ndaj tè them se ngjajmè pak
Une i tèrè— nè dhe tè huaj
Shpirt e zemèr i kam larg !
—-
S’ka mè keq or Ali Pasha
Dhe i prerè dhe i coptuar
Ti me kokèn nè Stamboll
Unè me shpirt i pabashkuar !
——
Ja..qè s’qenkam vetèm unè
Tè ndarè jemi dhe nè tokè
Gjysm’ e shqipes èshtè si ti
Gjysma tejtèr krejt pa kokè !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.