Përmbytjet sjellin Bashën në Shkoder

0
720

Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi dhe deputetët e Qarkut Shkodër, ka parë sot nga afër gjendjen e krijuar në zonat e përmbytura.

Në Obot të Anës së Malit z. Basha është informuar nga kryebashkiakja zj. Ademi lidhur me gjendjen e rëndë të krijuar si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet. Zj. Ademi e ka njohur z. Basha edhe me përpjekjet e pandërprera të Bashkisë për të qënë pranë banorëve në zonat e përmbytura me mbështetje të gjithanshme për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të deritanishme.

Nga ana e tij, z. Basha ka shprehur mbështetjen e plotë për banorët e përmbytur, ndërsa ka falenderuar Bashkinë, zj. Ademi, deputetët dhe këshilltarët bashkiakë për kontributin e dhënë në këtë situatë të rëndë. Nga zonat e përmbytura z. Basha i ka kërkuar kryeministri Edi Rama të shpallë gjendjen e emergjencës civile. / Bashkia – Shkoder / 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.