AKADEMIKJA QË ËNDET NËPËR UNIVERSITETE

1
1701

Nga : Fatbardha Alimeta 

Nëse i bie telefonit të kësaj gruaje ajo gjithmonë të flet me zë të ulët … Jam në bibiloteke të lutem … Ç’do herë që e vogel deri sot Marçela Mele i është kushtuar arsimit si një arsimdashëse … Si një vajze e rritur dhe e edukuar nga familja për të ecur në gjurmët e tyre … Marçela ka një prejardhje të nderthurur Çame dhe Labe , jeton në Tiranë . Ajo ka studiuar Histori – Gjeografi të larten dhe ështe graduar UNIVERSITY OF Hull . Punoi disa vite në Universitetin “Aleksander Xhuvani” e më pas ne UET . Pas mbarimit të kontrates nga një universitet në tjetrin ajo nuk ka vleresimin e duhur nga këto Universitete dhe pse ka doktoraturen në Londer po ndoshta kjo e pengon të filloje punë sepse duhet të jetë anetare partie ose të ketë marrë diplome false … Po Marçela nuk i njeh këto marifete Shqiptaresh … Ajo ngujohet mbi libra nga mëngjesi në darkë , vrapon të jetë një nënë e mirë për dy fëmijet e sajë , të jetë një bashkëshorte një bijë e dy prinderve të mrekullueshëm . Marçela është një krijese e pafajshme ajo ënde është femije sepse ënde rri mbi libra e i përkushtohet shkencës  . Ajo ka kryer një serë studimesh është e palodhur në punen e sajë do të ishte në nderin e  ç’do universiteti i cili ka hapur dyert për ç’do injorant me diploma të blera dhe të falsifikuara e nuk gjejnë një hapësirë për një shkencetare që Londra e pagoi për vlerat e vleresoi për punen duke ja bërë vendin në universitet po ajo refuzon dhe kthehet ne Atdhe , sepse atdheu kish nevojë për te . Ajo mendoi se do të çmohej e do gjente vendin që i takonte . Gjithsesi Marçela vazhdon të kërkojë si një grua që beson tek vlerat . Ajo është e bukur e thjeshtë e mencur . Alo Marçela ku je ? Jam në biblioteketë më fal … nuk flas dot … E ndërsa ajo më thote këtë refren të përhershem dhe mua më dhëmb në shpirtë . Përse valle duhet të lodhet kjo grua kaq shum përse !? Po Marçela vetëm buzëqeshë ajo nuk lodhet ajo e do dijen , ajo shpreson se do jëte dikush që do kuptoje vlerën e sajë në këtë vënd ku është mbytyr nga fallsiteti . Kjo grua shkelqen nga origjinaliteti i vlerave të sajë … Besoj se aty në atë skutë të errët ajo bën dritë mes dijetarëve të thinjur , ajo është si një llampë ndriçuese e vazhdimësisë së dijes .

1 KOMENT

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.