NGA LEZHA NÈ DEJÈ , RRUGÈTIM I BUKUR HISTORIK DHE TURISTIK .

0
319
JAK RROZHANIMay be an image of 3 people, people standing and suit
Nè gjurmèt e lavdishme tè Heroit tonè kombètar, Gjergj Kastrioti- Skènderbeu, nè njè rrugëtimin tè bukur dhe mbresèlènès nga Lezha nè Dejè. Ishte njè aktivitet i bukur ,i kèndshèm, edukativ dhe mbresèlènès, pèr njohjen dhe promovimin e vlerave historike, kulturore, atdhetare, por edhe tè ngjarjeve madhore pèr popullin shqiptar dhe figurave tè shquar,qè kanè kontribuar pèr popullin dhe kombin tonè ,si ai nè pèrkujtim tè 571 vjetorit tè martesès sè Heroit tonè kombètar Gjergj Kastrioti – Skènderbeu, me Donikèn e Muzakajve ,nè kishèn e Shèn- Mèrisè nè Dejè , me inicimin e studjuesit dhe ambjentalistit tè mirènjohur, Prof. Ing. Sazan Guri ,me praninè e Intelektualève, studjuesve , historianève ,gazetarève etj . nga vendi ,Kosova, e trevat shqiptare. Aktivitetei nè nderim tè celebrimit tè martesès sè Skènderbeut, filloi nè qytetin historik ,turistik dhe tè kuvendeve nè Lezhë, nè Memorialin e Vendvarrimit tè Gjergj Kastrioti- Skènderbeut, me referimet e pjesèmarrèsve nè evokimin e jetès, veprès dhe figurès sè ndritur dhe tè pavdekshme tè Heroit tonè kombètar, si simbol i qèndresès, bashkimit,atdhedashurisè ,luftès pèr liri dhe identitet kombètar dhe frymèzim pèr brezat. Pèr ta vijuar kètè rrugètim përkujtimor, edukativ dhe promovues drejt Kishès sè Dejès ( Danjès) e vitit 1100 , qè qèndron madhèshtore nè bregun e liqenit tè mrekullueshèm tè Vaut tè Dejès, rrèzè malit kryelartè dhe poshtè kalasè sè lashtè tè Danjès, me pamjen e mrekullueshme tè natyrès sè bukur tè kèsaj zone tè njohur me histori, tradita, kulturè,qèndresè, atdhetari ,arsim ,me vlera, vyrtyte dhe qytetari ,por edhe me njè turizèm tè shumèllojshèm dhe gjithèvjetor edhe me lundrimin dhe argètimin e vizitorève dhe turistève nè ujèrat e kaltra tè liqenit tè Vaut tè Dejès, drejt Veriut shqiptar etj. si dhe me njohjen e figurave tè mèdha, qè kanè lènè gjurmè nè historinè e kèsaj zone me emèr, si Prijèsi i Danjès ,Lekè Zaharia ,me varrin nè kètè kishè tè mrekullueshme etj .si njè atraksion i vazhdueshèm pèr t’u vizituar nè çdo kohè.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.