Mimoza Rexhvelaj:Nuk kam dezertuar as nuk kam shkelur mbi drrasën e kalbu Kam qënë zëri jua, kam bërë opozitë të fortë duke demaskuar aferat korruptive të qeverisë e pushtetit vendor.

0
274
–Duket se  kandidatja për kryetare e Pd  në M.Madhe  znj  Mimoza Rexhvelaj  , e  bindur  në besimin e  demokratve  synon të marrin “frenat” e Pd në dorë.Nga ana tjetwr    duket se gara është  ndezur fuqishëm, ku realisht Isa rama    qartësisht   gëzon një mbështetje nga demokratët. po kështu edhe  Ferdi Sterkaj  i ka “ndezur motorrat”, madje po “zhurmojnë fuqishëm  tek   antarsia e Pd.Po kështu ka info  se patronazhistët  kanë në  duar listat e antarsisë. Ky ishte   shenimi ynë. Poshtë lexoni mesazhin e Mimoza Rexhvelaj  May be an image of 1 person, standing, outdoors and tree
Nuk e di nëse Malësia është gati të më votëbesojë, por di që jam gati të bëj më të mirë për ta ringritur Partinë Demokratike, jam gati t’i jap energjinë time, përkushtimin tim, t’i shërbej me përulje e mirënjohje çdo demokrati. Jam gati t’i bashkoj njerëzit duke jua shtrirë dorën e bashkëpunimit me sinqeritet e përkushtim, duke vlersuar kontributin e secilit, duke vlersua të gjithë ata që 9 vite opozitë u gjendën rrugëve dhe protestave. Me bukë, pa bukë, u gjendën betejave me shpresë të sjellim ndryshimin.
Të dashur demokrat e demokrate,
Po shkojmë drejt finalizimit të punës tonë disa mujore. Dua ta nis shkrimin tim me “Falenderime” e “Mirënjohje” për secilin nga ju. U bashkuat për ta ringritur Partinë Demokratike edhe një herë duke e mbështetur në vlerat e saja, tek njerëzit që i dhanë zemër në çdo kohë, tek ata që nuk e braktisën fushë-betejenë, tek ata që nuk u dorzuan, por ngelen aty të fortë, krenarë, idealist të pathyeshëm.
Pata fatin të ndjek zgjedhjet në struktura nga afër, të dëgjoj secilin nga ju, të mësoj prej jush, të kuptoj rëndësin dhe vlerat që kanë njerëzit me shpirtin e lirë. Të vlersoj kontributin e qendresën tuaj.
Ndihem me fat, e privilegjuar që më keni propozuar në çdo seksion për të qënë kandidate për kryetare dege. E çmoj shumë këtë nder, e vlersoj shumë, por edhe më bënë të mendoj për përgjegjësinë që më ngarkohet, jam e bindur se ne mund t’ia dalim së bashkut, jam e bindur se me ju fitorja është afër, me ju mund të përballem me çdo kundërshtar dhe të triumfojmë.
Unë jam rritur bashkë me Partinë Demokratike, jetën politike e kam bërë me ju. Kam ecur përkrah jush duke ruajtur të shenjtë idealet që im atë nguliti në zemrën time prej fëmije. Me largimin e tij i hyra kësaj rruge e bindur të bëj më të mirën time. Nuk jam larguar asnjë çast betejës, nuk i jam shmangur asnjë fushate, kauze apo detyrimi. Nuk kam dezertuar as nuk kam shkelur mbi drrasën e kalbur. Kam qënë zëri jua, kam bërë opozitë të fortë duke demaskuar aferat korruptive të qeverisë e pushtetit vendor.
Më njihni e s’kam çfarë të them për vetën.
Sot vijë para jush për t’u kërkuar mbështetje siç keni bërë gjithmonë, për t’u kërkuar përkrahje, si asnjëherë tjetër. Jam vajza juaj,ndaj kërkoj bekimin tuaj në këtë rrugëtim.
Dua ta fitoj këtë betejë si vajzë malësore jo për vete, por në emrin të gjitha vajzave e grave që kanë kontribuar në vite dhe kurrë s’u vlersuan, dua të hap një rrugë për to, le t’i thyejme disa tabu, të hapim një faqe të re.
Dua ta fitoj këtë betejë në emrin e çdo demokrati që e don Partinë Demokratike mbi interesat personal dhe don ta shoh fituese, të fortë, të bashkuar.
Dua ta fitoj këtë betejë në emrin e atyre që nuk jetojnë më që ikën nga kjo botë me peng që nuk i realizuan ëndrrat e tyre.
Dua ta fitoj këtë betejë për çdo të ri,që të gjejnë vetën tek Partia Demokratike.
Ju jam mirënjohëse pafund!
U bëftë vullneti i zotit!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.