Ndeshkohet Sali Berisha/ Ristani: Jemi me fat që kemi një burrë të tillë!

0
193

Masë disiplinore për Berishën/ Ristani: Jemi me fat që kemi   Anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani theksoi se opozita nuk është një vulë apo godinë, por opozita e vërtetë është ajo me njerëzit në shesh.Gjithashtu ai tha se Sri Lanka është shembulli i qartë se si silen autokratët me popullin e tyre, duke shtuar se çështja është të mos ketë një revoltë të padrejtuar dhe se roli i opozitës është ndërtojë një perspektivë të mirë për vendin.“Sri Lanka shembulli se si autokratët sillen me popullin e tyre. Njerëzit sado të paqtë që të jenë vjen një pikë ku nuk durohet më kjo gjendje…Çështja është që të mos kemi një revoltë të padrejtuar dhe ky është roli i opozitës dhe për të ndërtuar një perspektive të mirë për vendin.Zelensky mesazh në Kuvend/ Berisha reragon ashpër: I tupëruar nga qëndrimi i Ramës, ja 3 kërkesat - Hapur  Goditja që iu dha opozitës ishte në planin e Ramës dhe këtë e realizoi përkohësisht duke kapur opozitën dhe duke futur nën sqetull ish-drejtuesin e saj dhe tashmë ne i rezistuam kësaj goditjeje dhe shpirti demokrat arriti ta kalojë por edhe kjo ka lënë gjurmët e veta. PD në vetvete ka qenë gjithmonë e bashkuar. Protesta do të jetë një nga format e veprimtarisë së opzitës. Ne do të presim dhe të shohim se si do të bëhemi gati edhe për zgjedhjet që kemi përpara”, tha ai.Ndërkohë këtë të enjte ndaj kreut të PD, Sali Berisha është vendosur edhe një masë disipline lidhur me fjalorin e përdorur në Kuvend.Ristani theksoi se PD është me fat që ka një njeri të tillë të palodhshëm për t’u përballur me regjimin.“Jemi me fat që kemi një njeri të tillë që nuk lodhet. Atë bandë do të duhet që të gjithë sëbashku t’i dalim përballë dhe t’i jemi në krah atij burri”, tha Ristani.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.