“MIS MAMA 2023” VLERSIM I PUBLIKUT INTELEKTUALJA SHKODRANE FARIDA RAMADANI

0
“ Miss Mama 2023 “- Çmimi i Publikut për herë të parë në Shqipëri vjen në Shkodër.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë Një Event dy ditor i pari i këtij lloji i mirëorganizuar në Elbasan nga Xhilda Toska ku në fokus ishte rreflektimi i bukurisë së Mamave (gjysma ishin gjyshe 2-3 herë), hireve të tyre pavarësisht moshave apo viteve që mbartin. Një aktivitet sensibilizues në mbështetje për gratë e dhunuara dhe të viktimizuara në Shqipëri me mesazhet e dedikuara nga të gjitha Miset.Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
-Dita parë
Homazhe sensibilizuese si një protestë paqësore në qytetin e Elbasanit me dedikime dhe pankarta në duar nga gratë e përzgjedhura për Misse (ndër rreth 100 gra nga e gjithë Shqipëria), intelektuale, të ftuara, nga shoqatat, poete e shkrimtare, nga Diaspora etj marshuan në rrugët e Elbasanit në mbështetje të grave të viktimizuara dhe të dhunuara.
-Dita e dytë  Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur
Në Teatrin Skampa u realizua Spektakli i parë shqiptar “Miss Mama” me pjesëmarrjae e 12 Misseve. Unë pata privilegjin të isha e nominuara nga Shkodra si pjesëmarrëse në këtë event.
-Sfilata e parë
Mesazhe zanore sensibilizuese nga 12 Miset për të ngritur zërin për gratë e viktimizuara dhe të dhunuara. Për reflektim të shoqërisë dhe shtetit në parandalimin e këtyre fenomenneve.
-Sfilata e dytë me kostume kombëtare ku secila prej nesh përcillte tradita, doke, punime artizanale kombëtare(Unë u paraqita me punim nga artizanja e talentuar Vjollca Tahiri ) që ngjanin aq bukur duke sfiluar Kombëtarisht. Larmishmëria, ngjyrat, punimet nga duart e arta të kostumografeve apo artizaneve tona të kostumeve përfshiu skenën e Teatrit. Ngjyrat, rreflektimi i tashëgimisë kombëtare na bëri të përcillnim dekada krenarie të identitetit tonë.
-Sfilata e tretë me veshje klasike. Secila nga ne kishte veshur fustanet më të bukura duke tranmetuar finese, delikatese, elegance, bukuri femërore e plot sharm( Unë u paraqita me fustanin nga vajza ime Siliste Holta Ramadani duke theksuar se mora shumë komplimente për gjithë përformancën dhe veçanarisht për veshjen).Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "MISS MAMA 5"
-Në përfundim u ndanë çmimet. Çmimin “Miss Mama 2023” e fitoi bukuroshja nga Elbasani Mardena Xhahaj. Shoqëruesja e parë u shpall Edlirë Liraedlirë Aliaj nga Vlora ndërsa Shoqëruesja e dytë Filloreta Hoxhallari ( Valeria Fezulla) nga Korça. Unë Farida Ramadani u vlerësova me “Miss Mama 2023 E perzgjedhura e publikut” Prezantimin tim e bëri Ikona shqiptare Margarita Xhepa. Ndër të ftuarat ishin emra mjaft të njohur në fusha të Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe njerëz në këmbë  ndryshme si Ikona e Kinematrografisë shqiptare Margarita Xhepa, Silvana Braçe Kozeta Zavalani Vitore Stefa Leka Meri Mezini Eli Çapaliku Bujana Malaj Nurie Baduni etj. Vërtetë ishte një event ku emocionet ishin të mëdha. Bukuria dhe eleganca femërore ishin evidente në çdo veshje, çdo hap dhe në çdo fjalë duke sfiduar moshën me pozitivitet dhe optimizëm. Normalisht dy ditët u pasuan dhe me argëtim, këngë e valle mes femrash.
Faleminderit për vleresimin! Si shkodrane ju jam mirënjohëse!Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.