Flasin enkas për TvKopliku dhe revista Fjala, kreu i shkrimtarve të M.Madhe Kadri Ujkaj dhe studiuesi e publicisti Ndue Bacaj-Më 21 mars shënohet dita botërore e poezisë, e cila është shpallur që nga viti 1999 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Ndaj në këtë kuadër të ditës botërore të poezisë heshtja e poetve dhe instucioneve të cultures në M.Madhe,duket eka një arsye , pragfushaten elektoraleDita botërore e poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh.
Për këtë arsye, UNESCO bën thirrje për të na kujtuar “bukurinë që na rrethon dhe qëndrueshmërinë e shpirtit të përbashkët njerëzor”. Poezia është një ndër gjinitë letrare ku porosia e poetit shprehet me anë të vargjeve dhe si e tillë ajo ashtu konsiderohet si lloji më i vjetër i krijimtarisë letrare.“Epi i Gilgameshit”, që konsiderohet si një ndër shembujt e hershëm të krijimtarisë poetike, është një poemë epike nga Mesopotamia e lashtë, historia letrare e së cilës fillon me pesë poema sumeriane rreth mbretit të Urukut.Në fillimet e letërsisë, çdo shprehje konsiderohej si poezi gjë që më vonë Aristoteli me veprën e tij “Poetika”, i cili e quante poezinë diçka më filozofike dhe universale në krahasim me historinë që i tregon gjërat ashtu siç kanë ndodhur.Prandaj ai e ndau poezinë në tri gjini, në poezi lirike, poezi dramatike dhe epope.
Kësisojë edhe në M.madhe poezia ka një zanafillë të hershme, ku mbi te gjitha qëndron në krye të bvëndit Lahuta e Malcise e “homerit Shqiptar “Gjergj Fishta.Ndaj kritiku dhe kreu I shkrimtarve në M.Madhe Kadri Ujkaj në një prononcimpër tv Kopliku është ndalur … sink . Po kështu shkrimtari dhe p;ublicisti e historian Ndue Bacaj ka folur me mjaft dëshirë duke u ndalur tek vlerat e poetve malësor Dodë Kaçaj, Sokol Zekaj , Gjekë Marinaj ,Life Hasa , Nikolin Narkaj , Anton Grishaj , Isuf Hebaj e mjaftë tëtjerë të cilët realisht janë listuar në elitën e poetve kombëtar.Poezia bashkëkohore shqipe.Poezitë e Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Ismail Kadare, Martin Camaj dhe shumë poetëve të tjerë i sollën letërsisë shqipe një frymë unike që vihet re në temat e trajtuara dhe përdorimin e figurave stilistike.Poezitë e secilit prej tyre janë të qarta, me një fjalor të pasur poetik dhe me identitet poetik.
Po kështu prsa i takon trevës M.Madhe,poetet famoz Dodë Kaçaj ,Sokol Zekaj,Anton Grishaj ,Life Hasaj, Fitore Jonuzi , Pjeter Vukaj ,Tonin Kaçaj ,Gëzim Vuçaj, Mimoza Rexhvelaj, Isuf Hebaj ,Dak Keqaj .
NikolinNarkaj e të tjerë , duhet cituar se i kanë dhënë një tjetër gjeografi hartës dsëpoezisë Shqipe.
Ndaj është e pafalshmë që sot kjo trevë ,Qyteti i Koplikut të mos kënë realisht një Biblotekë të peërmasave të pranueshmë, por edhe mos kujdesja e pushtetit vëndorë psër të krijuar klimën e duhur që teatri i pozisë të marrin frymë lirisht, kjo peër mëtëpër kur nuk mungojnë edhe aktorët , të cilët e përcjellin mjeshtrisht fjalën poetike tëk qytetari.