Kërçovë Mikpritje Shqiptare/ Familja Xhezair Hasani derë ehapur me zëmër bujarie

0
57
Nga Life Hasaj  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kur shqiptarët s’ kishin bukë të hanin Familja nga Kërçova strehoi artistë sot me emër në Shqipëri.
Falenderime e mirënjohje,
familjes patriote të madhe, e me zemër të madhe Xhezair Hasani me Fatimen, djemtë Shazimani, Hasani, Lukmani e Fadili me nuset Shazen, Hanishen e Fadilen.
Nga fshati Kastriot, Kërçovë Maqedoni.
Mbas viteve 1990, shqipëtarët lanë përkohësisht Atdheun duke emigruar në vendet e Perëndimit për jetë ma të mirë e mbase për tu kthyer.
Unë Life Hasaj që po nxjerri këtë status mbas afro 30 vitesh kam dëshirë ti shpreh mirënjohje pa kufi Familjes Xhezair Hasani, pasi në atë kohë dhe kushtet në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi ishin tejet të vështira e të rrezikshme për shkak të persekucionit e gjenocidit ndaj shqipëtarëve për të mbajtur e strehuar shqipëtarë.
E sa ka zgjat kështu kjo derë e hapur jo me ditë, as me javë por me muaj e për këtë mund të flasin vetë edhe artistat, këngëtarë, instrumentistë apo valltarë të cilët do ti përmend me emër.Mund të jetë një imazh i 1 person, fëmijë dhe teksti
Të parët që kemi qëndruar herën e parë për afro një muaj kemi qënë Life Hasaj, Zef Beka, Fran Marvukaj, Vida Lumaj(Kunora), i ndjeri instrumentisti Fran Zefi i Pukës, Pranvera Marvukaj. Ne e kemi pasur akomodimin si në një hotel të mrekullueshëm e çdo herë gjenim mëngjes, drekë e darkë. Ne vërtetë në dasmat e Kërçoves paguheshim tepër mirë, pothuajse 3000- 4000 marka për një muaj, por bujaria e tyre ishte tejet e veçantë, asnjëherë për gjithë atë kohë qëndrim nuk mundëm të fusnim dorën në xhep.
Në shtlpinë 4-she na priste byreku, tavat me mish, pije e gjithçka prej derës bujare të kësaj familje.
Nuk harroj kur e pyesnim me Vida Kunorën nënë Fatimen pse nuk ke fjetur, ora 12 e natës.
Përgjigja ishte ju kam pritur ju, ju kam si fëmijët e mi. Vida dy vite më pas bujti me gjithë burrë e me vajzën disamuajshe.
Ne shkonim aty dy herë në vit, pasi dasmat zgjasnin një muaj në verë e afro 15 ditë në dimër,Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Kështu disa vite rrjesht kjo mikëpritje e madhe me zemër të madhe vazhdoi.
Artista tjerë që kanë qëndruar aty, dikush më shumë e dikush më pak ishin edhe Vitor e Tonin Paloka, Vëllezërit Leshi, Alma valltare, Gjeto Luca, Paulin Përvathi me Albanën, Zoja Pali me grup, Fran Kodra, këngëtare nga Lezha, drejtori i Radio Tiranës Ali Azbija, ish rregjizori Anton Grishaj, Dava Gjergji mysafire dy netë, etj , etj që nuk po kujtohem.
Ishte kohë e vështirë e mund të rrezikonin, pasi kënga shqipe lejohej pak ose aspak.
Kur kam shkuar në pazarin e Tetovës e kam parë një çifteli jam ndjerë mirë për kurajon, pasi përsekucioni ishte tejet i madh.
Familja e Xhezos përveç mikëpritjes na ndihmonte për t’ na nxjerrë nga policija kur na kapnin rrugës apo edhe ndonjëherë në dasma.
E kjo ka ndodh disa herë.
Xheza ishte kryeplak dhe i thyente për mikëpritje, për shqiptari rregullat e ligjet e tyre.
Djali i tij Hasan Hasani, bani dasmën e parë me flamur. Erdhën 4 mikrobuza policije e çuan edhe në polici, por kënga su ndal.
Këto janë patriotë me shpirt e zemër që punuan për shqiptari.
Në familjen e tyre takonim patriotë nga Kaçaniku të cilët i lidhte besa e Atdhetaria.
Kërçovarët kanë qënë shumë mikpritës e shumë patriotë për kohën e vështirë.
Unë përmenda familjen e Xhezair Hasanit me Fatimen, 4 djemtë e nuset, për bujarinë e shpirtin e madh.
E sa zgjati kjo bujari?
Me vite. Mundt të them disa vite, kur u gjetën mundësi akomodimi sepse ishte frika që si lejonte disa shqiptarë e shumë të tjerë
Por Familja e Xhezos nuk pyeste, rrezikonte, mbase edhe paguante veç për Shqiptari.
Po ky fshat me nismëtar Xhezon bënë binjakëzimin më vonë të Shkollës 10 Korriku në Shkodër me Shkollën e Kastriotit Kërçovë, ku patën shkëmbime kulturore e arsimore.
Vlen të theksoj se edhe në vitin 1996 në Tetovë na kanë mbajtur 24 orë në burg se kemi kënduar shqip nga Kosova e Shqipëria, kaq i egër ishte gjenocidi kundër kulturës e gjuhës shqipe. Mbaj mënd nga Shkodra ishte këngëtari Xhelal Jukaj me mua.
Vlen të pyes; – a ka patur mirënjohje nga këto persona që në ditët e vështira të tranzicionit shqiptar gjetën strehë e bujari në mërgim, po e quaj,
A mbajnë lidhje me këto njerëz të mirë?
A duhet mirënjohja?Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
A vlen shkrimi im edhe pse pas afro 30 vitesh?
Disa nga këto bujtës u bënë të pasur me hotele, me çmime, po a kanë kthyer kokën pas?
A mund ta merrni me mend kur disa nga ato bujtës vinin nga një mizerje fukarallëku, jo për fajin e tyre?
Edhe unë po e nxjerr këtë status nga mirënjohja e madhe e respekti që ruaj për këtë familje, e vetmja që nuk jeton ishte e zonja e shtëpisë Fatimja.
Mirënjohje për këtë burrneshë!
Mirënjohje për Familjen e Xhezairit!
Nderime për këto Atdhetarë të vërtetë!
Respekt të pafund!
Jetëgjatësi!
Life Hasaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.