Ministrja Shahini, takim me mësues: “Krenare për mësuesit tanë! Faleminderit të gjithëve që po mundësoni kthimin e nxënësve në shkollë!”  

0
459

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka zhvilluar një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë, në lidhje me përgatitjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.“Takova mësuesit e shkollës 9-vjeçare Gustav Mayer”– shprehet ajo, ndërsa nënvizon se “sikurse 28 mijë mësues të tjerë, ata janë duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor”.Ministrja Shahini shton se mësuesit kanë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e vet dhe nxënësve të tyre, e në të njëjtën kohë, janë plotësisht të gatshëm për t’u ballafaquar me këtë vit shkollor shumë sfidues.

Ndër të tjera ajo thotë se një nga sfidat kryesore të kthimit në shkollë është ruajtja e shëndetit të mësuesve, ndaj të gjithë së bashku po bëjnë çmos që t’u mësojnë nxënësve dhe të ndjekin zbatimin e protokollit të kujdesit shëndetësor.

Në fund, Ministrja Shahini shpreh një falënderim për të gjithë mësuesit:“Unë, me të vërtetë ndihem shumë krenare për mësuesit tanë, të cilët po mundësojnë kthimin e nxënësve nëpër shkolla. Të gjithë mësuesve, një faleminderit të madhe me zemër!”

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.