Rita Shkurtaj
Zanafilla e historisë arsimore në trojet shqiptare është shumë e hershme, edhe pse burimet e shkruara mungojne dhe e paraqesin antikitetin si periudhë të errët dhe plot hije dyshimi për egzistencwn e saj.
Megjithatë gjuha shqipe, unike në llojin e vet e cilësuar nga shkenctarwt edhe si gjuha e hyjnive, referuar burimeve të shkruara, u themelua nga Imzot Palë Ëngjelli me Formulw Pagzimit që në vitin 1462, dëshmi e kontributit të madh të klerikeve katolik për ruajtjen dhe kultivimin e saj.
Sigurisht në shekujt pasardhës edhe pse me shumë pengesa, gjuha shqipe u pasurua dhe u mbrojt nga bijt e saj, duke e ngritur në pjedestalin më të çmuar ndërkombëtar këtë gjuhë, rrënjët e së cilës degwzuan edhe mjaft gjuhë te krijuara nga tendencat potike bashkwkohore.
Ishte periudha e Rilindjes Kombëtare ajo që vulosi me gjak identitetin e gjuhës shqipe. Koha kur në arenën ndërkombëtare dominonte fryma e nacionalizmave për formimin e shtet-kombeve dhe rrymave me risi kulturore e sociale, të cilat edhe pse me ulje-ngritje patën ndikim tw madh tek shqiptarët, e për pasojw edhe tek malsorët e Malësisë së Madhe, çka u vu re në organizimin e kuvendeve të herë pas hershme.
Në kuvendin e parë të Kastratit të vitit 1881.
Kuvendin e dytë të Kastratit 1892.
Kuvendin e tretw të Kastratit në vitin 1894.
Usullin e Vuklit të vitit 1825 etj.
Organizimi i këtyre kuvendeve kishte qwllim jo vetwm çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve, por edhe nevojen e t’folmes në gjuhën shqipe nga administrata shtetwore, mungesa e së cilës po i diskriminonte, duke i mbajtur në errësiren e politikes sunduese osmane, e cila synonte asimilimin dhe pwrjetsimin e sundimit të tyre mbi kwto troje, siç e pohon edhe Edit Durham në përshkrimet e veta “nuk ka fjalw për të përshkruar mjerimin në këto vende të egra ku nuk ka ardhur asnjë mjek e asnjw mwsues.
Të parët që dhanë kontributin e tyre në Malësi të Madhe në fushën arsimore të shqipëruar ishin kleriket katolik, ku do veçoj Dom Ndoc Nikaj, atdhetar i flaktë e kontribues i çmuar në mwsimin e gjuhës shqipe jo vetem në Famullinw e Shkrelit, por edhe në famullitë e tjera me anë të shkollave shetitëse. At Gjergj Fishta, Dom Nikoll Gazulllin, Dom Pjetwr Çunin e shumw klerik të tjerw të emwruar në famullitë e Shkrelit, Kastratit, Hotit, Kelmenit e Rrethinave, që punonin e vepronin si patriot në Malësi të Madhe.
Në fillimin e shekullit të ri sipas dokumentave rezulton se u hapën tre shkolla shqipe në Bratosh 1915, në Bajzë të Kastratit në 1916, e cila kishte qënë e hapur edhe gjatë viteve 1893-1896, si dhe në Koplik të sipwrm 1916.
Kjo frymë zgjoi edhe shumë patriota laik, të cilët fare mirw mund të quhen intelektualët e parë të emancipimit ndër malsorw, ku me mbwshtetjen e tyre hapen edhe shumw shkolla të tjera në Malësi të Madhe.
Në veçanti do ndalem tek shkolla e Bajzës së Kastratit ku mësimi zhvillohej në shtëpinë e Osman Hasaj, nën drejtimin e mesuesit Prek Gjoni, në të cilën mësonin 20 fwmije,13 djem e 7 vajza, ndryshe nga perjudha e më hershme (1893 – 1896), ku shkolloheshin vetëm djem, çka nënkupton emancipimin e malsorwve kastratas, shembull të cilin do e ndjekin më vonë edhe malsorwt e famullive të tjera.
Mesuesi Prek Gjoni me mbeshtetjen dhe bashkwpunimin e Dom Nikollw Gazullit edhe pse me shumw vështirsi e problematika në mjete, godina apo pengesa sociale, arritën të hapin edhe shumw shkolla të tjera në Malësi të Madhe, në disa fshatra të Rrjollit e të Shkrelit.
Gjithastu u hapwn shkolla edhe në Rranxa, Kelmend,Hot e shumë fshatra të tjerw, ku mwsohej kryesisht abetare e aritmetikw. Edhe pse me vendosjen e kufijve politik Malwsia thuajse u pwrgjysmua, duhet theksuar se pas Shpalljes së Pavarsisw e deri në ditwt tona, arsimi ishte i pranishwm dhe shumw aktiv në Malësi tw Madhe, sidomos brënda kufinjwve tw Shqipërisë.
Pas çlirimit të vendit shteti e sanksionoi me ligj arsimimin e të gjithë popullit. Lufta kundër analfabetizmit çoi në hapjen e shumë shkollave në të gjitha fshatrat e Malësisë së Madhe, me sistemin 4 – 7 dhe 8 vjeçar me lëndët bazw dhe arsimin falas.
Pas viteve 70 u hapen edhe shkolla të arsimit të meswm, një pjesw e të cilave vazhdojnw aktivitetin e tyre edhe sot, siç është edhe Gjimnazi i Bajzws, i cili këtë vit feston 50-vjetorin apo Gjimnazi “Dede Gjon Luli” Kushe-Hot, në të cilin kam mbaruar edhe unw studimet parauniversitare.
Ironia e fatit në gjithë këtë rrugtim për dije e arsimim të malsorwve është se sot ka rënë numri i nxënesve si pasoje e emigrimeve, migrimeve apo mungesws së kushteve dhe cilësisë arsimore.
Megjithate besoj dhe shpresoj që arsimi në Malësi të Madhe të jetë burimi nga nis suksesi i jetës për secilin banorë të saj.
Shkurt 2024