FUTBOLLI I VËNË 4 KUSHTË QËVERISË

0
197

Liga profesioniste nuk ka ndërmend të heq dorë nga kërkesat që i kanë parashtruar qeverisë shqiptarë pak kohë më parë. Sezoni i ri futbollistik nuk fillon më 12 shtator, në këtë përfundim kanë dalë 9 nga 10 presidentet e Superligës pas mbledhjes së radhës që zhvilluan, këtë herë në Minsk. Me anë të një njoftimi për mediat, Liga Profesioniste rithekson edhe nje here katër kushtet që kërkojnë ti plotësohen: Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më pare,

Të ulet TVSH në masën 6%, Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura, Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite,

Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin, Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme, Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve.

Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale,

Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona.

Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare. Në këtë mënyrë me këtë vendim të klubeve që janë pjesë e Ligës Profesioniste tashmë kampionati që pritej të niste në 12 shtator mesa duket nuk do të fillojë në atë datë ndërsa ende nuk dihet se cila do të jetë zgjidhja.

Kjo shtyrje e nisjes së Superligës për ekipe si Vllaznia që ka nisur më vonë përgatitjet për sezonin e ri është e favorshme. Ndër klubet që ka mbështetur dhe firmosur këtë bojkot është edhe Vllaznia, një klub që nëse merren parasysh kërkesat përfiton më shumë se kushdo për shkak të borxheve të larta në tatime dhe një sërë problemesh tjera financiare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.