Mbase radhë, për të mos thënë që ishte hera e parë , ku sheshi në qëndër të qytetit të Koplikut, kryeqënder , historike dhe zyrtare e trevës M.Madhe, të këtë patur kaq shumë gjallëri , e frski rinore , por mbi të gjitha këtu është treguar shpresa, se vertetë ; Rron tradita tradita në M.Madhe ; “Arte dhe Zeje. Punë dhe realizim përekryer i organizatorve zyra Arsimore M.Madhe.Nxënësit e të gjitha Shkollave të M.Madhe, janë derdhur sot në sheshin kryesor të qytetit të Koplikut, duke i dhënë realisht sot qytetit të Koplikut , kryeqëndrës së trevës M.Madhe , jo vetëm gjallërinë e shumëdëshëruar, por dhe shpresen dhe besimin se vertëtë Arti, dhe Kultura , e në vëçanti folklori jetojnë.
Ndaj kjo ditë festive nën moton; Rron Tradita; Arte dhe Zeje i dhanë kolorin e duhur jetës artistike në kryeqëndrën e M. Madhe . Kësisoj duke filluar me nxënësit dhe mësuesit e shkollës” Nik Mernaçaj” Tamarë, gjimnazit “Sherif Hoxha “ Koplik, shkolla e Bashkuar “Ded Gjon Luli “ Hot, ajo “ Vasil Shanto” Vrake , si dhe Gruemira që solli baladën e Ujet të Gruas së mirë . Të gjithë këta nxënës dhe mësueset e tyre ishin sot shpresa e mbajtjës gjallë të folkut në M.Madhe. Këtë aktivitët e kanë ndjekur vecmas mjafte nxënesve , mësuesve dhe prindërve , edhe autoritet vëndore në M.Madhe. Në përshëndetjen e saj drejtoresha e zyrës vëndorë Hanë Smakaj ka evidentuar punën plot passion të mësuesve dhe nxënsve të shkollave.
Nderkohë që nënprefekti Hysen Hysaj nuk ka kursyer fjalet pozitive për organizatoret e këtij aktiviteti… Ndersa nënkryetarja e Bashkisë Nertila Bajramaj krahas fjalve pozitive për mësuesit dhe nxënësit ka premtuar dhe mbështetje në të ardhmen nga bashkia për aktivitete të kësaj natyre.
Numrat e përgaditur nga shkollat për këtë aktivitet sollën traditën e çdo zone, Kështu fillimi me uljen në sofër të 7 bajraqeve të M,Madhe, apo dhe balada ,kushtuar kolosve të këngës malësore , e të tjera i dhanë sharmin e duhur këtij ëvënti.
Përshëndetjet muzikore të lahutarveë Jonus Delaj Pretash Nilaj , këngetarve Skender Xhafa , e Fredi Delaj ishin pjesë e qënësishme e gjithë këtij aktiviteti.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e autoriteteve të larta të Bashkisë, të Drejtorise rajonale të arsimit parauniversitar Lezhe, dhe vecanarisht e përfaqësuesve të kulturës në Bashkinë M.Madhe.
Gjithësesi Arti dhe tradita jetojnë.Ndaj pa diskutim që nese është dikush që meriton të vlersohet dhe përgëzohet për gjithë keëtë punë artistike , është mësuesja e letersisë në gjimnazin “Sherif Hoxha “Koplik Merita Curri,
ku me punën dhe përkushtimin e saj professional i dha dimensionin e duhur këtij aktiviteti.