Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.
Kaq mund të thuhet shkurtazi për ditën Botëtrore të librit.Po çfar mund të themi për librin, kujdesjen dhe vlersimin e tij në këtë përjullë kohe që po jetojmë?Realisht sot kemi më shumë shkrimtarë se sad je. Po realisht kemi më shumë libra të botuar se sda dje.Por realisht sot kemi më pak libra të lexuar se sda dje.Dhe fatkeqësisht në qytetin e Koplikut në këto 34 vite askush nga pushtetarët nuk është kujtuar për të ndertuar një biblotekë me sadha leximi , me libra cilësorë të azutorve vëndas dhe të huaj.Gjithë këto vite Bashkia vetëm sa ka justifikuar vetën me rrogëtarët e biblotekes që mungon.Deri kur kështu?