“GËZUAR DITA BOTËRORE E LIBRIT

0
23
Ditë të gëzueshme për ju miq e mike të Artit Letrarë e më gjërë.

Prenda Sejdia  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ju dashamirës të këtij arti dhe lëvrues të zhanreve të ndryshëmetrarë, festojmë këtë festë të bukur që ndrit mendjet e shpirtërat tanë i bën ende më të pasur.
Padyshim kjo ditë është thirrje për çdo njeri.
Prandaj në bashkëpunim me Stafin e Radio Shkelzeni në nderim të Ditës Botërore të Librit
do organizojmë
“ORA LETRARE POETIKE”
Në datë 25 Prill ora 19 – 21(konkurs poetik)
Dhe tashmë Juria e Emisionit dhe Stafi i Radios kanë filluar pregatitjet.
Gëzuar sëbashku.
DITA BOTËRORE E LIBRIT
Sot në Ditën Botërore të librit;
Ajo,
Lindi si rrjedhojë e faktit konkret ku në Spanjë (Katalonja ) kushdo që blinte një libër në shenjë respekti dhuronin dhe një trëndafil në nderim të librit.
Ky shembull brilant bëri që të shpallej edhe si Dita Botërore e Librit.
Libri është një instrument shenjtërorë pasi përmes tyre shpërndahen njohuritë apo formohen brezat, gjithashtu edhe përpunimi i tyre risjell promovim të librave të rinj.
Kështu që jo rastësisht u zgjodh konkretisht 23 Prill si datë e përkujtimit dhe nderimit të librit pasi në 23 Prill 1616 u ndanë nga jeta Servantesi Shekspiri Garcilaso de la Vega por kjo datë sërish kujton lindjen apo vdekjen e shkrimtarëve të tjerë.
Ndaj me datë 15 Nëntorë të 1995 u mor në konsideratë nga UNESCO-s që 23 Prilli të kujtohet si Dita Botërore e Librit.
Letersia e cila mbetet një ndër format më të larta të komunikimit njerëzorë, ky fakt që ndikon fuqishëm në emancipimin e formimin e shoqërisë edhe pse nuk ka një funksion praktik në jetën e njeriut sërish ajo vlerësohet si ndërgjegja më e emancipuar e njerëzimit.
Çdo libër ka rëndësi të veçantë të lexohet e çfardo zhanri qoftë.
Ndaj kjo ditë vlen për tu inkurajuar nga të rinjtë.
Të zbulojmë e kultivojmë kënaqësinë e të lexuarit, të krijuarit, e të shkruarit.
Të respektohet ai kontribut plot vlera që krijuesit dhanë ndër shekuj për progresin social e kulturorë.
Le ta duam vlerësojmë lexojmë e përpunojmë librin për gjithë standartet që përcjell.
Ta duam e plotësojmë atë boshllëk që na mundon.
Të njohim më shumë të shkuarën, por me Penën Tuaj qëndis të tashmen duke sygjeruar të ardhmen.
Respekt për lexuesit e librit .
Nderim për shkrimtarë dhe poet historianë apo çfarëdo fushe studimi qoftë të djeshëm apo të sotëm që me Penen e Tyre qëndisën Historinë apo sygjerojnë të ardhmen.
Urime në këtë ditë të veçantë të librit.
Urime Dita Botërore e Librit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.