Tonin Frroku 

Të dashur vëllezër e motra, le të bashkohemi së bashku, duke i drejtuar Shna Ndout lutjen për nevojat tona, për paqe në familjet tona, për kthimin e mëkatarëve, dhe nevojat çdo personi që Shna Ndou të ndërmjetësojë tek Jezusi.
Të gjithë të bashkuar ti drejtojmë lutjen:
O i lumi e i mrekullueshmi shenjti Shna Ndue, ndër kembe të tua po biejmë, e me gjithë fuqi të zemrës sonë po të lutemi të na nxjerresh prej së Tenzot hir e force që të ndjekim në përvujturi shenjtë, që është aq e këndshme para Zotit, e aq e dobishme për shpirt. O Shenjt i bardhë, ti që je i mëshirshëm e dorëdhënë me gjithkend dëgjo lutjen tonë e na e plotëso dëshirën e zemrave tona.
Bën, o Hyj, që e kremtja e kushtuar shna Ndout, Deshmitarit tënd e dijetarit, të gëzojë Kishën tënde, kështu që kjo, e forcuar prej hirit tënd shpirtëror, të meritojë e të kapet në gëzime të pambaruara.
Amen!