LISTA E SHKODRËS ME GRETA BARDELI-GJONI FITUESE

0
895

Nga:Kolec P. Traboini
Lista e Shkodrës e PD me Greta Bardeli Gjoni (e bija e të mirënjohurit Zef Gjoni ish kojshiu ynë në fëmini), racionalisht është fituese e ai Benet Beci i PS më kot përpëlitet me intervista televizive në Tiranë në favor të katraurës së Surrelit, duke thënë se do të ketë zhvillime në Shkodër me Rama 3 kur për 8 vjet (Rama 1 e Rama 2) nuk financuan asgjë, madje edhe përmbytjet që shkaktoi pushteti me shkarkimet nga diga e HC e Vaut të Dejës nuk u ka paguar asnjë lek. Shkodra nuk ka asnjë shkak për përmbytje nëse manaxhohen mirë liqenet e hidrocentraleve dhe mbahen nën kontroll.
Po në infrastrukturë e urbanistike, në punësim, çfare bani ky Dubel Rama që derdhi para të pafund në Vlorë (Lungo Lungo- Tallava Tellall), por akoma më shumë në xhepat e oligarkëve në koncensione fantazmë (O Damjan 40 milionë).
Pastaj ai Benet Beci u lind e rrit në Tiranë e çfarë dreqin do në Shkodër. Me shku e me hangër peshk të pjekun në tjegull në Dajlan të Bunës dhe natën e mirë? A mos janë faru shkodranët vendali që jetojnë në këtë qytet të lënë në mjerim dhe u dashka ti eksportojmë nga Tirana si mercenarë të partisë bijë të PPSH që aktivizon në vitin 2021 deri dhe plakat e komunizmit me lidhje familjare me kriminelët e Enver Hoxhës, kur… ata që kanë lindur në 1990 (kur menduam se komunizmi po rrëzohej) sot janë mbi 30 vjeçare. E tmerrshme. Njerëzve po u zihet fryma.
E mira është që populli i Shkodrës, masivisht, të mos i jap asnjë votë pinjollëve të komunizmit që kur vijnë në Shkodër hipin në autoblinda si baballarët e tyre me mitraloza.
Shkodra nuk harron!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.