BINDJA DEMOKRATIKE ME “KAPITENIN ” E SKUADRËS TONIN ULDEDAJ DHE TË TJERËT , PO I BINDË TË GJITHË…

0
358

Revista”Fjala” në  rubrikën ; Portret Kandidati, kësaj radhe është ndalur  tek  katër kandidat  të Bindjes Demokratike në Qarkun Shkodër.Ku krahas mjeshtrit  të  fjalës , Pukianit  Gjovalin Dushaj, kemi edhe dy perfaqësues tipik nga treva M.Madhe, siç janë  ish kryetari i Bashkisë Koplik  Bahri Shabani, një intelektual ky me  vlera të veçanta, po kështu edhe të vrakaçorit Esin Lekiq, nderkaq  që një intelektuale Shkodrane si  Suela  Daka  i japin formatin e duhur  skuadrës  së Bindjes Demokratike, së Bashku dhe me kandidatët e tjerë, të  cilët do i lançojmë në ditët në vijim, ku të gjithë me “kapitënin e skuadrës” Tonin Uldedaj  do të sjellin fitorën  e merituar  Bindjes Demokratike.

 GJOVALIN DUSHAJ lindur në Pukë. Kam punuar si regjisor, skenograf, dhe krijues i mbi 400 teksteve dhe këngëve, shumë të dashura në veriun e Shqipërisë. Mbas viteve ‘90 i jam kushtuar sipërmarrjes, duke hapur një studio reklamash në Lezhë. Jam dekoruar me tituj të ndryshëm si “Qytetar Nderi i Pukës” “Nderi i Unionit Artistik Mbarëkombëtar” “Mirënjohje” nga Bashkia Fushë-Arrëz ; “Mirënjohje” nga Bashkia Lezhë etj. I pa përfshirë më parë politikisht, vendosa ti bashkohem grupit të kandidatëve për deputet të Bindjes Demokratike për qarkun e Shkodrës.

BAHRI SHABANI, lindur në Koplik të Malësisë së Madhe. Studimet e larta i kam kryer në Universitetin Bujqësor të Tiranës për Ekonomi Agrare. Kam përvojë të gjerë menaxheriale në institucionet publike. Kam ushtruar disa detyra në role drejtuese dhe në vitin 2000-2003 kam qenë kryetar i Bashkisë së Koplikut. Përvoja dhe përkushtimi më bënë t’i bashkohem projektit të Bindjes Demokratike, një forcë e re dhe premtuese politike.

 ESIN LEKIQ, 29 vjeç i lindur në Vrakë dhe rritur në Shkodër. Diplomuar në Universitetin e Beogradit për ‘Albanologji’ dhe mbaj titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Jam njohës i mirë i gjuhës Serbe-Kroate dhe Anglishtes. Aktualisht shumë aktivitete të mia përfshijnë angazhimin në shoqatat minoritare dhe përfaqësimin e tyre në shumë projekte europiane. Më pëlqejnë eksplorimet dhe udhëtimet.

 SUELË DAKA, mësuese. Rrjedh nga një familje e njohur intelektuale shkodrane (Uci). Si e prekur direkt nga persekutimi komunist, u ngjiza me vlerat e lirisë, të drejtës dhe arsimit, ç’ka më shtyu t’ia kushtoj jetën time mësimdhënies, për të edukuar brezat e rinj. Shpresoj të mund të jap të njëjtin kontribut në ndryshimin e politikës së qytetit tim, i cili më dha shumë vlera. Më pëlqen dija dhe jam e gatshme të sfidoj të kundërtën e saj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.