Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, ja çfar shkruan për dy nëkryetarët e saj…

0
317
Voltana Ademi , promovon  dy bashkpuntorët e saj , tashmë   kandidat  për deputet në kuvëmdin e Shqiperisë , Emin dhe Benin.Madje shkurtazi, por saktësoisht  u ka  bërë portretizimin këtyre.Ja si shkruan Kryetarja  për dy nëkryetarët…
Emi dhe Beni janë dy bashkëpunëtorët e mi më të afërt në administrimin e Bashkisë së Shkodrës. Njihem prej shumë vitesh me Emin dhe me Benin. Kanë shumë cilësi të përbashkëta, të cilat i kanë shfaqur vazhdimisht gjatë aktivitetit të tyre profesional.
Emi është personifikim i gruas shkodrane e shqiptare. Nënë dhe bashkëshorte shembullore, profesioniste e përkushtuar në punë, bashkëpunëtore e aftë dhe e mençur e mbi të gjitha, një mike e kolege e rrallë dhe e kudogjendur në çdo rrethanë!
Beni është i përkushtuar dhe pasionant në punën që merr përsipër. Është i komunikueshëm me të gjithë, i durueshëm e i matur. Është ndër ekspertët e spikatur të qeverisjes vendore, në krye të të cilës është prej shumë vitesh.
Me Emilian dhe Arbenin përfaqësues ShkodraFiton ShqiperiaFiton!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.